Në maj të këtij viti, një kosovar ka shkatërruar makinë sportive që po e ngiste në rrugën lokale, në Dietikon. Sipas hetuesve, ai po merrte pjesë kështu në një garë. Tani, prokuroria përgjegjëse ka ngritur akuzë kundër tij dhe kundër një shtetasi zviceran.
Këtë e ka konfirmuar të mërkurën Për gazetën “Limmattaler Zeitung”, zyra për media e Prokurorisë Publike Kantonale. Personi që ngiste Ferarrin është arrestuar pas aksidentit dhe është caktuar në mbajtje.
Ai është ende në paraburgim, thotë kryeprokurori publik kantonal.
Nga përplasja e fuqishme, dëmet materiale që ka shkaktuar 22 vjeçari duke çuar Ferarrin në “skrap”, thuhet të kenë qenë shumë të mëdha.
Ndeshja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut kur automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe ishte përplasur në një mur.
Prokuroria publike Limmattal / Albis ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, transmeton albinfo.ch. Ajo e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos respektuar masën e shpejtësisë maksimale, me parakalim theqafës dhe duke marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike”.
Në garën e paligjshme ishte përfshirë edhe një zviceran
Siç njofton prokurori publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër. “Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966.
Prandaj, Prokuroria publike Limmattal / Albis ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021. Prokuroria e akuzon të përmendurin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkelje të detyrës në rast aksidenti”.
Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon u bë kështu një pistë garash, shkruan gazeta. Dy javë më parë, zyra e prokurorit publik ka folur për një “akumulim serioz” të shkeljeve të shpejtësisë në kantonin e Cyrihut.