Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.
Në 24 orët e fundit, 11 mijë 451 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Sipas raportit, numri i testimeve të kryera është 73 mijë e 48. BAG raporton gjithashtu për 15 vdekje të reja nga CoVID-19. 154 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kurse, të mërkurën BAG raportoi për 11 mijë e 562 infeksione të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 70 mijë e 933.
Gjithashtu u shënuar 32 raste të vdekjeve nga koronavirusi, derisa 178 persona të tjerë u shtruan në spital.