Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër.
Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, përcjell “Bota sot”.
Kështu, gjatë 96 orëve të fundit, 38 mijë e 437 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testimeve të kryera është 144 mijë 131.
BAG raporton gjithashtu 33 vdekje të reja nga koronavirusi.
150 persona të tjerë u shtruan në spital.