Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër.
Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.
Në 24 orët e fundit, 28,038 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testimeve të kryera është 95 mijë e 376.
BAG raporton gjithashtu për 10 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa 126 persona të tjerë u shtruan në spital.