Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Në treguesin e statistikave, Blick përmbledh shifrat nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme, përcjell “Bota sot”.
Në 72 orët e fundit, 67 mijë e 906 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 219 mijë e 414.
BAG raporton gjithashtu 30 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi. 233 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kurse, të premten, më 14 janar BAG raportoi për 32 mijë e 150 raste të reja me koronavirus.
Numri i testeve të kryera ishte 108 mijë 771.
BAG raportoi gjithashtu 20 vdekje të reja në lidhje me virusin korona ditën e premte, ndërsa 151 persona të tjerë u shtruan në spital.