Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Në treguesin e statistikave, Blick përmbledh shifrat nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton “Bota sot”.
Në 24 orët e fundit, 38 mijë e 15 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 104 mijë 424.
BAG raporton gjithashtu 25 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 154 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kurse, të martën më 18 janar janë shënuar 29 mijë e 142 raste të reja me koronavirus.
Numri i testimeve të kryera ishte 76619.
BAG raportoi gjithashtu 14 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 125 persona të tjerë u shtruan në spital.