Vajza e vdekur nga Köniz është tetë vjeçarja E.A. Siç tregon nëna e një nxënëseje, vajza e saj shkonte çdo ditë në shkollë me E, shkruan 20minuten.ch transmeton "Bota sot".
Për këtë bëhet fjalë:
Pas vdekjes së një tetëvjeçarje nga Könizi i Bernes, tronditja tek banorët është e madhe.
Një ekip kujdesi u vendos për fëmijët e shkollës së vajzës.
Policia ka shpërndarë edhe arusha pelushi për fëmijët e lagjes.
Një vajzë tetë vjeçare u gjet e vdekur në Niederwangen në komunën e Köniz mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, aktualisht nuk përjashtohet as aksidenti dhe as një person i tretë. Tronditja në lagje është e madhe: “Është vërtet tragjike kjo që ndodhi. Kam frikë për fëmijët e mi”, thotë një fqinje dhe nënë e binjakëve.
Ajo njihej qe pak kohë me E.A.* tetëvjeçaren dhe nënën e saj M.A.*. Gruaja kishte vetëm një muaj që jetonte në atë lagje.
Siç tregon një nënë tjetër, vajza e saj ishte shoqe me E.
“Ato shkonin në shkollë së bashku çdo mëngjes. Të mërkurën vajza ime e priti kot E.”, thotë gruaja e trishtuar. Ajo e përshkroi tetëvjeçaren si një fëmijë shumë të dashur dhe të pavarur. “Por ajo ishte shpesh vetëm. Nuk e di pse”. Sipas nënës, në shkollë ishin vendosur qirinj dhe një foto e E.. Siç mëson 20min.ch nga disa banorë, punonjësit e policisë kanë shpërndarë edhe arusha pelushi në lagje.
“Vendosëm që mësimet të vazhdojnë”
Sipas Hans-Peter Kohler, këshilltar komunal dhe drejtor arsimor i Köniz, një ekip i kujdesit kantonal erdhi në shkollë menjëherë të mërkurën në mëngjes.
“Vendosëm ta lëmë mësimin të vazhdojë. Puna e ekipit të kujdesit është shumë e rëndësishme dhe nuk do të ishte e mençur të dërgoheshin fëmijët në shtëpi”, tha Kohler.
Sqarimet dhe hetimet janë ende në zhvillim. Siç mëson 20min.ch policia ka rrethuar banesën e të afërmve të vajzës që banojnë aty pranë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve. Personave që kanë bërë vëzhgime të dyshimta ose kanë parë një vajzë në lagjen Papillon dhe në Könizbergwald ngjitur midis orës 16:00 dhe 19:15, u kërkohet të telefonojnë +41 31 638 81 11.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/02/auto_f11643820298.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/02/auto_f31643820299.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/02/auto_f41643820300.jpg)