Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica mori pjesë në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Nysret Krasniqi në Luzern të Zvicrës.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica tha se jeta dhe veprimtaria e Nysretit, në të gjitha etapat ka qenë e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës.
“Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe aktiv në jetën e organizimit për rezistencë dhe aktivitet politik për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Sot, pata nderin të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Nysret Krasniqi, që u mbajt në Luzern të Zvicrës.
Jeta dhe veprimtaria e Nysretit, në të gjitha etapat ka qenë e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës. Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe aktiv në jetën e organizimit për rezistencë dhe aktivitet politik për lirinë e Kosovës.
Kontributi i çmuar i Nysretit ka lënë gjurmë dhe familjarët e miqtë e shumtë të tij sot me krenari po e vazhdojnë angazhimin për forcimin e shtetit tonë të pavarur e sovran.