Grencheni i shtetit helvetik-Zvicëra, ishte dje epiqendra e zgjimit të Uraganit të fjetur në "shtratin" e vet, Degën e LDK-së, në 32 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë politike-kombëtare n'sherbim të kauzës sonë për Liri & Pavarësi !
Lidershipi i LDK-së, përkatsisht, Kryetari Lumir Abdixhiku, kishte "zbarkuar" në Zvicër në krye të Ekipi Politik për Mergatë, në përbërje të të cilit ishin :
Anton Quni, Armend Zemaj, Sokol Haliti dhe Shkumbin Gashi !
Në kuadër të Konventes Programore dhe projeksioneve politike për Mergatën si pjesë vitale e atdheut dhe çeshtjes nacionale, dhe si një nga vlerat unike kombëtare të LDK-së dhe të vet presidentit historik Rugova, çasja e LDK-së ndaj këtij aseti, konsiderohet si vlerësim për kontributin dhe si nevojë për materjalizimin & kapitalizimin eedhe të ideve dhe përvojave tue saja për shtetin e Kosovës dhe procesin e integrimeve veriatlantike.
Atmosfera e takimit ishte imopzante dhe impresive, që reflektonte një klimë entuziazmi t'jashtëzakonshëm ; rikthimi dhe ringritje të derivuar nga "Lidhja e Re për të Ardhmën" si projeksion politik partiak i LDK-së, si ngjizje e një Besëlidhje koherente dhe kohezive të ideve të mëdha, vlerave universala të lirisë dhe kontributeve monumentale n'sherbim të atdheut dhe shtetit të Kosovës.
Pjesmarrja në tubimin festiv të Deges së LDK-së në Zvicër, kishte tejkaluar të gjitha parashikimet e organizatorit, ku përveq numrit enorm, bije në sy pjesëmarrja e veprimtarëve të dëshmuar të çeshtjës kombëtare në mbi tri dekada, kryeisht n'kuader të LDK-së, nga Europa përndimore, duke filluar nga Gjermania, Belgjika, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Norvegjia dhe mbi të gjitha, një nderim të veqant këtij eventi i kishte bërë ardhja nga Kosova e ushtarit të orëve të para të luftës çlirimtare, bashkëluftetarit të Heroit legjendar, Adem Jashari, pinjolli i Familjës së Bajrakatarit të Llaushës, legjenda e gjallë, GANI GECI !
Pas leximit të raportit të punës së kësaj Dege, përfshi historikun 32 vjeqar nga ana e Kryetarit të saj, z.Ahmet Kosoumi, fjalën e mori Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof.Dr.LUMIR ABDIGJIKU !
Fjalimi i Tij, ishte orientuar në koherencën e ideve dhe kohezionin e veprimit politik & praktik të LDK-së n'krye me Presidentin historik Rugova, në kohë kruciale për fatet e kkombit dhe të atdheut.
Ai në fjalën e Tij, saktësoj mes tjerash se, parafrazoj ;
Projekti politik i LDK-së, që nga 23 dhjetor 1989, me kalimin e kohës dhe n'kontekstin historik u bë projekt nacional i Kosovës dhe i shqiptarëve në trojet e tyre në ish Jugosllavi, për çfarë levizja për liri, mbanë vulën e LDK-së, levizja për çlirim, mbanë vulën e LDK-së, sikurse edhe projekti i pavarësisë që mban vulën e atit themeltar të saj, Presidentit historik, Dr Ibrahim Rugova !
N'mes tjerash, z.Abdigjiku terhoqi vërejtjën duke konstatuar se sot shteti ynë udhëhiqet e drejtohet nga mosbesues të tij, qeveriset e menagjohet nga ata të cilët, jo vetëm ishin kundër projektit naciopnal : Kosova shtet Sovran dhe Demokratik, por ishin edhe kundër proceseve që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kundër Institucioneve dhe vet simboleve shtetërore të cilat i luftuan me t'gjitha mjetet jodemokratike dhe jo konvencionale, andaj shprehu nëvojën e ndryshimit të këtij konteksti të dëmshëm për Kosoven dhe proceset e saja integruese.
Fjala e Tij, u nderpre shpesh me ovacione e duartrokitje frenetike nuen thirrjet : LDK, LDK, LDK...Lumiri, Lumiri si dhe Rugova Rogova, emri i të cilit ngriste në këmbë të gjithë të pranishmit dhe ngritej "temperatura" në sallë.
Fryma, atmosfera dhe imazhët, dominonin mbi fjalën e thënë me shumë takt e sens nga ana e Kryetarit Abdigjiku, i cili detyrohej të përfillte "shperthimin" ekskluziv & eksploziv të masës së tubuar në këtë event mbrresëlënës.
Kush provokoj këtë zgjim deri n'shperthim të LDK-së në mergatë?
Kush kontriboj në këtë ndryshim radikal-pozitiv ?
Kush ka "fajet" ?
Përgjigja ime :
Reflektimi i LDK-së ndaj mergatës, pas "leximit" të duhur të leksionit të marrë pas neglizhimit të saj dhe "pushtimit" agresov të hapësires së boshatisur nga ana e Levizjes populiste të z.Kurti dhe mendësisë së turmave !
Reflektimi dhe ndergjegjësimi i Mergatës për pasojat dhe konsekuencat e heshtjës në njërën anë, si dhe e venjës n'sherbim të manipuluesve në anën tjetër, si dhe ;
Deshtimet kardinale n'menagjim, gabimet kapitale n'qeverisje, skandalet e njëpasnjëshme në të gjithë resoret e pushtetit, bashkë me rikapjen e shtetit dhe izolimin e tij, pa përjashtuar mashtrimin unikal të "frymes së ndryshimit" me VV_në, i cili po rezulton me efekte zero dhe kthehet si bumerang.
LDK, e vetëdijshme për momentumin e ri, ka përvjelë mangët dhe ka filluar betejën politike për rikthimin e saj dhe t'besimit qytetarë, në vlerat e saja autentike të bazuara në oreientimin europerendimor, ideologjinë e djathtë dhe Kosovacentrizmin si projekt kontekstual-koheziv, të rrezikuar jo rrallë nga kjo Levizje populiste dhe anakronike n'krye me Kryemnistrin Kurti.
Kjo betejë politike e LDK-së, brënda vendit dhe në mergatë, do të vazhdoj me itensitet dhe dinamikë të shtuar deri sa kjo çasje do e bëjë të besueshëm e më pas edhe të prekshëm ndryshimin adekuat gjithandej.