Në Grand Combin në Valais, rënia e copave të akullit plagosi disa alpinistë të premten në mëngjes, shkruajnë mediet zvicerane transmeton "Bota sot".
Policia kantonale ende nuk ka bërë të ditur nëse ka viktima.
Për operacionin e shpëtimit janë përdorur shtatë helikopterë.
Rreth 15 persona ndodheshin në zonën e aksidentit në momentin e ngjarjes.
Alarmi ra rreth orës 06:20, tha policia. Maja e Grand Combin është 4314 metra mbi nivelin e detit, në një masiv malor në jug të Martigny, midis luginave Val de Bagnes dhe Val d'Entremont.
Rënia e akullit ndodhi në 3400 metra mbi nivelin e detit në zonën "Plateau du Déjeuner" gjatë ngjitjes në Grand Combin nëpërmjet "Voie du Gardien".