Media zvicerane Blick.ch ka shkruar për rastin e vdekjes së ekonomistes nga Kosova, Shqiponja Isufi, në banesën e saj në Zvicër.
Një grua u gjet e pajetë në banjën e banesës së saj mëngjesin e së dielës. Prokurori publik dyshon për një vrasje. Një i dyshuar është arrestuar të hënën, transmeton “Bota sot”.
Një grua e pajetë 41 vjeçe u gjet në një apartament në Bergdietikon AG të dielën në mëngjes, sipas policisë së kantonit Aargau. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.
Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën shpejt, mundën të thyenin derën, por gjetën të vdekur gruan. Hetimet që filluan më pas zbuluan mungesë qartësie rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një zviceran (47) i afërm i së ndjerës. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim.
E vdekura është një ekonomiste
Siç raporton “Tages-Anzeiger”, personi i vdekur është ekonomistja Shqiponja Isufi.
I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Ajo punoi për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.

Rrethanat e sakta dhe sfondi i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga prokurori publik i Badenit dhe policia kantonale e Aargaut.
"Ata ishin qenë gjithmonë mirë së bashku"
Kur pastruesja shkoi me makinë në shtëpinë e çiftit për të pastruar ambientet e brendshme si zakonisht, ajo mezi iu besoi syve. Ajo pa vulën e policisë në derë, më pas lexoi për vrasjen në internet. “Zoti im, e pamundur. Të dy e kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, thotë ajo për Blick.

Ajo ishte ende e habitur që i shoqi nuk i kishte shkruar përsëri për takimin. “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë po ndodh”.
"Ne jemi të gjithë të shokuar", thotë një fqinj për Blick.
“Nuk e prisnim kurrë të ndodhte diçka e tillë. Është një mister i madh për ne pse ndodhi kjo”. Familjarët vajtojnë të ndjerën në Facebook. “U prehtë në paqe shpirti yt motër”, thuhet në një postim.