Në Kanton Luzern, në Zvicerr, u mbajt Manifestimi i 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtarë.
Në mesin e shum bashkë atëdhetarëve, kishin ardhë për të festue së bashku, edhe krerët e Partisë : Ing Zef Morina kryetarë i PSHDK-së, zt. Anton Shala nënkryetarë, zt. Kosovar Alija drejtor në KK në Gjakovë, dhe disa të tjerë si delegacion i PSHDK-së nga Kosova, bashk me Kordinatorin Demokristian për Diasporë, zt Marash Berisha.
Të pranishem, ishin shum musafirë të ftuar, ku në mesin e tyre veqojm;
Nga Konsulata e RS në Zürich, znj/ Shukrije Ramadani bashk me nipin Agim Ramadanin e vogël. Nga Dega e LDK-së, për Zvicërr, zt. Ahmet Kosumi me bashkëpartiakët. Nga Shoqata ,,Sali Cekaj’’ zt Xhemajl Haxhiu me bashkëpuntorët, nga LAPSH-i, zt Riza Demaj. Nga Shoqata shqiptaro-zvicerjane nga Sursee, zt Zef Mirdita me bashkëpuntorët, dhe shumë të tjerë.
Si nikoqir i Manifestimit, në emër të Bashkësisë së Degëve, dhe të gjithë aktivistëve në Zvicërr, duke ju deshirue mirë se ardhje, i përshëndeti të pranishmit, zt. Nue Kaqinari, kryetarë i BD të PSHDK-së në Zvicërr.
Me mjaft sukses, moderoi i riu Rajmond Pllumbi, kryetarë i Degës Sursee, i cili bëri edhe hapjen e Manifestimit.
Referatin e shkurtër mbi Historikun e 28 Nëntorit dhe Ditës së Flamurit Kombëtarë, e lexoj thjesht dhe me mjaft modesti, zonja Kristiana Ndrejaj nga Dega Sursee.
Pastaj, një përshëndetje mjaft të ngrohtë, me mesazh urimi dhe falenderimi, për të gjithë bashkëatëdhetarët tanë, e dha kryetari i Partisë, Ing Zef Morina, që ishte një fjalim i shkurtër, brilant, dhe mjaft domëthënës për historikun dhe mesazhin e Festave të Nëntorit.
Po ashtu, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve, ju drejtuan edhe zt. Anton Shala, nënkryetarë i PSHDK-së, si dhe zt. Kosovar Alijaj, anëtarë i Kryesisë.
Pati përshëndetje dhe urime nga gjithë musafirët e pranishëm në emër të Konsullatave, të subjekteve politike, shoqatave, dhe klubeve të tyre.
Ishte një atmosferë vërtetë festive nën tingujt muzikorë të rapsodit të mirënjohur, Prendo me grupin e tij muzikorë, si dhe të zt. Kosovar Alijaj si musafir që ishte nga Kosova në Manifestim,si risi, që u mirëprit nga të pranishmit.
Gjatë gjithë kohës, xhirimet i bëri TV ARTI, me zt. Musa Sylejmani, i cili edhe bëri disa intervista me të pranishmit, për këto Manifestime gjithë Kombëtare.
Ahengu vazhdoi deri në orët e vona të natës.
Nga këtu, u dha mesazhi i qartë i urimit dhe përshëndetjeve, për gjithë kombin shqiptarë, kudo që gjendën.
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë.
Urime, Gëzuar për jetë e MOT.. !
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/28/auto_FB_IMG_16064805645781669661938.jpg)