Peci nga Zvicra: Mërgata jonë është një shtyllë e fortë e rindërtimit dhe shtetndërtimit në Kosovë

Zvicra

Peci nga Zvicra: Mërgata jonë është një shtyllë e fortë e rindërtimit dhe shtetndërtimit në Kosovë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë si dhe kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci ka vizituar mërgimtarët në Zvicër.

Peci ka thënë se mërgata në Zvicër ka qenë dhe mbetet me entuziazëm e vullnet pranë atdheut dhe fatit të tij.

Ai tutje ka thënë se mërgata është një shtyllë në rindërtimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

GUXO NË ZVICËR

Në një Kuvend impozant në të cilin morën pjesë 120 delegatë, përfaqësues të mërgatës tonë nga të gjitha Kantonet, në St.Gallen u mbajt Kuvendi i Degës për Zvicër i Partisë Guxo.

Rikujtova rolin historik të mërgatës sonë në mbajtjen gjallë të sistemit shtetëror të Kosovës gjatë viteve 90-ta, rolin e saj në luftë, si dhe rolin e tanishëm që mërgata ka në forcimin e Shtetit të Kosovës.

Mërgata jonë në Zvicër ka qenë dhe mbetet me entuziazëm e vullnet pranë atdheut dhe fatit të tij, një shtyllë e fortë e rindërtimin dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Kauza që e përfaqëson GUXO, është e ngjeshur fort me vetë sublimimin e idealit që ka mërgata ka për Kosovën, së këndejmi edhe lidhja e fuqishme e GUXO me mërgimtarët tanë, është më shumë se e natyrshme.

Vetëm të bashkuar e me guxim, mund ta shpiejmë atdheun tek vlerat e vërteta të demokracisë dhe zhvillimit.

Delegatët, me votim të fshehtë, zgjodhën z.Mehmet Blakajn, Kryetar të Degës.

GUXO për Atdheun!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat