Kryeministri Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt për emërimin Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës

Zvicra

Kryeministri Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt për emërimin Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës

Më: 19 maj 2023 Në ora: 21:53
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, kosovares Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme, kryeministri Kurti shtoi se posti që mban sot është i pari për një person me rrënjë nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga znj. Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Në letrën e tij drejtuar znj. Fanaj, kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat