Trupi i një gruaje të vdekur u gjet në banesën e saj në Vevey të premten. Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar, partneri i saj është arrestuar.
Të premten, shtetasi nga Kosova (42) është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës. Ai pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey. Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, shkruan Blick.ch, përcjell “Bota sot”.
Viktima kishte katër fëmijë
Pasi kanë hapur derën me dhunë, efektivët kanë gjetur viktimën, një shtetase nga Kosova (37), i cili ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.
Është njoftuar edhe prokuroria publike. Prokurori kujdestar hapi hetimin penal dhe shkoi në vendngjarje. Ajo ia kaloi hetimin hetuesve të policisë së sigurisë, të cilët u mbështetën nga autoritetet gjyqësore të Bernës. Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.