Në Zvicër është mbajtur mbledhja e kryesisë së SHBK "SALIH ÇEKAJ".
Pikë e rendit të ditës ishte edhe forma e organizimit të grumbullimit të mjeteve financiare, për ngritjen e shtatores së heroit Smajl Hajdaraj.
NJOFTIM!
Me 26.08.2023 në klubin Dardania në Zofingen u mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër. Njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte forma e organizimit të grumbullimit të mjetëve financiare,për ngritjen e Shtatorës së Heroit Smajl Hajdaraj. Nga kryesia e shoqatës u vendos të formohet Këshilli Organizadiv i cili do e drejtoj këtë organizim.
Me 02.09.2023 në klubin DARDANIA në Zofingen mbahet tubimi me bashkatëdhetarët ku do formohet Këshilli Organizativ i cili do e drejtoj aktivitetin e tubimit të mjetëve financiare për ngritjen e Shtatorës së Heroit Smajl Hajdaraj. Tubimi fillon në ora 19.00, i ftojmë të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë.
Me nderime kryesia e SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër