Ja sa miliarda paguajnë taksapaguesit më të mëdhenj zviceranë

Zvicra

Ja sa miliarda paguajnë taksapaguesit më të mëdhenj zviceranë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 17:18
Vas Narasimhan, Mark Schneider dhe Sergio Ermotti janë drejtuesit ekzekutivë (CEO) të tre taksapaguesve kryesorë në Zvicër.

Korporatat globale si Novartis, Nestlé ose UBS kontribuojnë me shuma gjigante në taksa. Lufta globale për pjesën e taksave po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Punët më të thjeshta në politikën zvicerane i kanë Ernst Stocker (SVP), Tanja Soland (SP) dhe Valérie Dittli (Die Mitte). Ata janë drejtues dhe drejtuese të drejtorive financiare në kantonet e Cyrihut, Basel-Qytet dhe Vaud.

Ata marrin në fund të vitit një dhuratë vërtet të madhe. Dërguesit janë taksapaguesit më të mëdhenj të Zvicrës, korporata pra, që kanë selinë kryesore të taksave në këto tre kantone.

Më shumë para dha firma farmaceutike e Bazelit, Novartis, për arkën fiskale zvicerane në vitin 2023, pra 1100 milionë franga. Nestlé transferoi në zyrat e taksave 1000 milionë, UBS 742 milionë dhe Roche 600 milionë. Një pjesë e madhe e bekimeve të taksave nga Big Pharma mbetet në Basel, në arkën e zonjës Soland nga SP.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat