Rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore me mbështetje të fuqishme edhe nga MZHR e Kosovës

Zvicra

Rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore me mbështetje të fuqishme edhe nga MZHR e Kosovës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Fjala përshëndetëse iu dha edhe z.Valon Gashi - Ambasada e Shqipërisë, znj. Shukrije Ramadani - Ambasada e Kosovës, z. Rexhep Demiri- Ambasador Maqedonia e Veriut, z.Vigan Berisha, shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Pas fjalëve të tyre më të mira të mundshme për punë që po bënë rrjeti, fjala iu dha edhe z. Mehdi Avdijaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve në Union Invest AG, pastaj, z.Qamil Isufi anëtarë i rrjetit dhe veprimtarë i dalluar i kauzës kombëtare, Isa Zeqiraj, nismëtar nderi i rrjetit, z.Xhelal Memeti, kryetar i “Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, pastaj, PhD.Dashnim Hebibi dhe të tjerë.

Emmenbrücke/ Luzern 29 maj

“Kur duam dhe punojmë me përkushtim, pa prapavija, si dhe respektojmë njëri tjetrin në fushën e tij profesionale dhe si karakter vëllazëror, suksesi është i garantuar dhe ka jetëgjatësi”. Këtë fjalë, që e përmenda në fillim të këtij reportazhi më duhet shtuar edhe një fjali tjetër me plot fakte e mbështjellur me sinqeritet nga ajo që sheh dhe dëgjon në një aktivitet të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore të gjithë duke filluar nga kryesia e deri te anëtarët e këtij rrjeti janë të një gjuhe dhe mendimi. Kur e sheh z.Visar Robelli, kryetar i rrjetit, duke e përshëndetur një personalitet fjala bie, të gjithë anëtarët e tjerë janë të njejtës fjalë e mendim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Kështu edhe mbrëmë, me një organizim të aty për aty, u mblodhën mbi 30 afaristë me ftesë të kryetarit të Rrjetit dhe kryetar nderit të këtij Rrjeti, duke ia bërë me dije edhe institucioneve tona shtetërore, se rrjeti është i respektuar dhe vizioni i tyre është me plot kuptimin e fjalës për ura bashkëpunimi. Ky rrjet me miqtë janë të rrethuar në sofrën e tyre e kanë kuptuar dhe janë të zotuar, se duhet ecur proçeset që i kanë paramenduar për të mirën e bashkimit dhe forcës në biznes. Kur jemi bashkë jemi më të fortë. Mundemi të jemi bashkë kur duam.

Nuk ka rëndësi te rrjeti se kush është prijës, por me rëndësi është që të kenë suksese dhe programet të ecin. Me një fjalë, nuk ka brryla mes miqve. Sukseset i ndajnë mes veti. Siç jemi edhe të informuar, nga dita e hënë, pra nga data 27 maj e deri më 31 maj në Zvicër po qëndron një delegacion nga Ministria e Zhvillimit Rajonal i drejtuar nga Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me disa bashkëpunëtorë. Sipas informacioneve që siguruam, delegacioni në fjalë ka realizuar disa takime në Zvicër dhe do të realizoj edhe në ditët në vazhdim. Por, kësaj here, po ndalemi te takimi aty për aty që ndodhi në rrethinën e Luzernit aty ku është edhe bërthama e Rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Falë punës me shumë përkushtim që po bënë, shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha u bë e mundshme edhe takimi i Ministrit të Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me disa bashkëpunëtorë me kryetarin e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore, z.Visar Robelli. Me tu takuar ditën e hënë z.Robelli me Ministrin dhe delegacionin e tij me miratimin e miqve të tij në kryesi dhe anëtarëve ka dashur që të takohen me ministrin dhe delegacionin e tij për të mëkurën me anëtarët e rrjeti, afaristë, por edhe përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë verirore, pasi ti kenë kryer takimet ata me institucionet përkatëse që kanë ardhur në Zvicër. Me një kordinim për mrekulli siç ndodh gjithmonë, nëmes z.Visar Robelli dhe Florim Useini, kryetar nderi i rrjetit dhe me miqtë e tyre që janë në rrjet, njoftuan ambasadën e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore që veprojnë në Zvicër, që me datë 28 duke filluar nga ora 20.00 do të kenë një takim pune me ministrin dhe bashkëpunëtorët. Kjo ftesë e shpejt, duke e ditur dhe njohur punën me shumë përkushtim që ka bërë dhe që po bënë ky rrjet, u bë e mundur takimi dhe secili prej nesh që ishim prezent, shpesh e harronim ditë që ishte e marte dhe që kemi punuar nga mëngjesi, duke menduar se jemi në fundjavë.

U bashkuan aq shpejt shumë afaristë nga shumë qytete të Zvicrës për të bashkëbiseduar. Takimi ishte shumë miqësor dhe i frytshëm. Në takim ishin shumë personalitete, në mesin e tyre, Ministri z.Fikrim Damka, z.Besim Kamberaj, U.D.Sekretar i Përgjithshëm në MZHR, zonja, PhD. Refike Sülçevsi drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z.Ylber Çitaku, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvilimit Rajonal, z.Valon Gashi, sekretarë i parë në Ambasaën e Republikës së Shqipërisë, zonja Shukrije Ramadani - Ambasada e Kosovës si dhe PhD.Gjenis Haxhimehmeti, z.Rexhep Demiri- Ambasador Maqedonia e Veriut, shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, Z.Florim Useini, ish kryetar dhe tani kryetar nderi i Rrjetit të Bizneve në Zvicrën Qendrore, z. Mehdi Avdijaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve në Union Invest AG, z.Qamil Isufi anëtarë i rrjetit dhe veprimtarë i dalluar i kauzës kombëtare, Isa Zeqiraj,nismëtar nderi i rrjetit, pastaj Nusi Abdiu, Musa Berisha, Laurata Reci, Bekim Arifi, Gzim Alidemaj, Eduard Ajazi, Amin Ramadani, Venhar Robeli, Meriton Dzembazi, Albert Gjukaj, Afrim Mehmeti, Xhelal Memeti, kryetar i “Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” e shumë të tjerë, pa harruar edhe përfaqësues nga TV Syri blue që vepron në Zvicër dhe përfaqësues nga radio “albradio”, radio e vetme shqiptare nacionale në gjithë Zvicrën. Restaurant Kelly`s në Emmenbrücke ishte piktakimi.

Pas një darke e mikëpritjes shtruar nga rrjeti i bizneseve filloi edhe bashkëbisedimi me musafirët e ardhur nga Kosova. Takimi siç e përmendëm, se ishte organizuar brenda pak kohe, na shkoi mendja, se ka ditë e javë që është dashur për ta organizuar. Nuk duhet fshehur ate që e parandjenjëm. Përgëzime rrjetit edhe për këtë organizim. Lejohet në raste të tilla në reportazhe të përshkruhet edhe emocioni i artikullshkruesit. Pas një fotoje miqësore e filloi mbrëmjen, z.Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore, me një modesti, duke falënderuar ministrin me stafin e tij, ambsadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesin nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, përfaqësues nga Ambasada e Kosovës dhe shefin e misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih si dhe të gjithë të pranishmit duke përmendur edhe përfaqësues të mediave. Z.Robelli, shtoi ndër të tjera: „Edhe pse ishte ditë pune, falënderoj që të gjithë që keni gjetur kohë dhe keni ardhur. Do të mundohem të jem sa më i shkurtë që ti jap fjalën të gjithëve, që të bashkëbisedojmë. Besoj shumë, ashtu edhe siç kuptova nga ministri se ka njohur për punë që jemi duke e bërë në rrjet, prandaj ne jemi të hapur me bashkëpunim dhe presim padyshim edhe përkrahje nga shtetet tona“. Këtë takim e drejtoi z.Visar Robelli dhe fjalën ia dha musafirëve dhe të gjithë atyreve që duan të bashkëbisedojnë shtruar.

Menjëherë fjala iu dha edhe z.Flurim Useini - Kryetar nderi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore, i cili prezantoi punën dhe aktivitetet e rrjetit të bizneseve. Ai ndër të tjera shtoi edhe për disa projekte që i ka rrjeti dhe shtoi se nuk kemi kohë për tu humbur. Ne mundemi të jemi bashkë dhe rezultatet tregojnë më së miri. Kemi pasur, kemi e do të kemi takime pa u ndalur që të realizojmë projektet tona. Ne kemi ofruar ura bashkëpunimi me të gjithë ata që mendojnë se munden të kontribuojnë. Kam shumë për të thënë, por po respektojmë kohën që secili të thotë ndoj fjalë ashtu edhe siç tha, kryetari Robelli. Fjala përshëndetëse iu dha edhe z.Valon Gashi - Ambasada e Shqipërisë, znj.Shukrije Ramadani - Ambasada e Kosovës, z.Rexhep Demiri- Ambasador Maqedonia e Veriut, z.Vigan Berisha, shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Pas fjalëve të tyre më të mira të mundshme për punë që po bënë rrjeti, fjala iu dha edhe z. Mehdi Avdijaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve në Union Invest AG, pastaj, z.Qamil Isufi anëtarë i rrjetit dhe veprimtarë i dalluar i kauzës kombëtare, Isa Zeqiraj, nismëtar nderi i rrjetit, z.Xhelal Memeti, kryetar i “Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, pastaj, PhD.Dashnim Hebibi dhe të tjerë. Z.Visar Robelli shtoi se është nder i joni të dëgjojmë edhe disa fjalë nga Ministri dhe stafi i tij për takimet që i kanë pasur e do ti kenë në Zvicër. Minsitri, z.Fikrim Damka pasi përshëndetidhe u ndje shumë i nderuar me këtë takim dhe me këtë prani të madhe afaristësh këtu në Zvicër ndër të tjera tha se ofroj gatishmëri pë bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të rrjetit. Ai shtoi se është i gatshëm ti pres në Kosovë dhe të kordinojnë ura bashkëpunimi ku do të përfitoj edhe Kosova dhe padyshim edhe afaristë nga diaspora. Ai përmendi kontributin e madh të mërgatës sonë për Kosovën, që po e jep edhe sot e kësaj dite. Kjo diasporë është pasur e madhe e Kosovës dhe ne do të jemi padyshim në bashkëpunim.

Foli edhe për disa takime që i kanë pasur në Zvicër por më në detaje, me një prezantim u realizua në projektor nga z.Besim Kamberaj, U.D.Sekretar i Përgjithshëm në MZHR ku u njoftuan të pranishmit lidhur me punën e MZHR-së dhe programet të cilat i realizon në mënyrë specifike programet nga të cilat mund të përfitojë edhe diaspora. Prezentimi ishte i mirëpritur nga të pranishmit me pika konkrete dhe u pa mundësia e bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe organizimi i takimeve të përbashkëta në Kosovë në të gjitha rajonet zhvillimore. Takimi zgjati deri në orën 23.00 dhe krejt në fund realizuan edhe foto kujtimi dhe të pranishmit ndërruan edhe numrat e telefonit. Edhe Ministria dhe Rrjeti i Bizneseve u zotuan, se shumë shpejt do të takohen dhe do ti kordinojnë projektet e tyre. Të pranishmit, pasi u përshëndetën me musafirët nga Kosova, z.Valon Gashi - Ambasada e Shqipërisë, znj.Shukrije Ramadani - Ambasada e Kosovës, z.Rexhep Demiri- Ambasador Maqedonia e Veriut, z.Vigan Berisha, shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih së bashku me kryesuesit e rrjetit bashkëbiseduan edhe më gjatë dhe të gjithë u ndanë shumë të kënaqur, që kanë përkrahje edhe nga ambasadat, kjo u tha, se është një mbështetje e fuqishme morale sepse me vite kemi pritur që të jemi kështu.

Duhet përmendur se Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka po realizon viziten zyrtare në Zvicër me bashkëpunëtorët e tij, të cilët më datë 28.05.2024 janë pritur në Luzern nga Drejtori i Caritasit Zviceran z.Peter Lack ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm në dy projektet MARDI dhe YENI si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.Takimi vazhdoi me zyrtarët e organizatës Young Caritas z.Reto Schefer dhe znj.Lena Baumann ku u prezantuan projektet dhe aktivitetet që realizohen për të rinjët në Zvicër. Takimi i radhës ishte me z.Afrim Balija nga kompania ANB Baliu dhe LAVISA përfitues i skemes nga projekti MARDI lidhur me projektin investimeve të diasporës. Ministri ishte i shoqëruar nga U.D.Sekretari Përgjithshëm i z.Besim Kamberaj, znj.Refike Sulçevsi Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z.Ylber Çitaku U.D. Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal dhe këshilltari i Ministrit z.Ercan Silik. Duke e ditur agjendën e stërngarkuar që ka pasur delegacioni nga Kosova u falënderua nga rrjeti dhe afaristët që ishin prezent që kanë ndarë kohë edhe për ta për të bashkëbiseduar dhe pse jo për të bashkëpunuar. Takimet e tilla ishin, janë dhe do të mirëpriten nga rrjeti dhe nga të gjithë bashkatdhetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat