Zemaj: Diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike

Zvicra

Zemaj: Diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:48
Në takimet e shumta që po i zhvillon atje, Zemaj ka thënë se diaspora është në përkrahje dhe përgatitje për fitoret e LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike.

Në takimet e shumta që po i zhvillon atje, Zemaj ka thënë se diaspora është në përkrahje dhe përgatitje për fitoret e LDK-së.

Ai ka treguar edhe për takimet që janë në plan të zhvillohen, para tubimit madhështor të shtunën në Gjenevë.

“Mërgata jonë në Zvicër e kudo e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike! Dega e parë e LDK-së në Zvicër, Kryesia dhe kryetaret e 9 Nëndegëve të këtij regjioni në përkrahje,  dhe përgatitje për fitoret e LDK-së. Vazhdojmë sot pasdite në 19:30 në takimin e radhës në Olten në Degën e dytë Zvicër. Nesër të gjithë në takimin e madh në Gjeneva”, ka shkruar Zemaj.

comment1 koment
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat