Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku gjatë një fjalimi në Gjenveë të Zvicrës ka kritikuar qeverisjen e Kurtit në Kosovë.
Ai ka thënë se programi politik “Rruga e Re” i LDK-së është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe zymtësia që është futur nga kjo qeveri.
“Të tre vitet e gjysmë të shkuara, janë të humbura. Ato nuk kthehen më. Insistimi në mbrojtjen e tyre nga pushteti është model projektues i së ardhmes. Kjo e ardhme do të na vijë sikurse e tashmja.
Pra të ardhmen e tyre e dimë! Ajo, e familjeve kosovare në mbijetesë. E pagave të pangritura sa ngritja e çmimeve, e projekteve të domosdoshme që s’bëhen kurrë, e një vendi që s’ka rrugëtim euroatlantik, e një pushteti të investuar në ndarje e përçarje para investimit në përbashkim “, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.