Mësohet se Transporti Publik në Gjenevë SBB ka publikuar një konkurs pune, ku kërkohen 200 shoferë për t’i angazhur deri në fund të vitit 2024 dhe t’u jepet shansa, fati, edhe shqiptarëve që jetojnë këtu apo në rrethinë.
Kushtet janë këto:
Të jesh banor i Zvicres, pasosh ose vizen B,C,
Të kesh 2 vjet punë të deklaruar në Zvicër,
Të mos kesh ndonjë lëndë ose vepër penale në shtet,
Të kesh patentë të makinës, kategori B,
Të mos kesh vepra në komunikacion ose marje të lejes në 5 vjetët e fundit,
Pranohen edhe ata që kanë borxhe në shtet.