Banorët e Uttwil-it kanë refuzuar edhe një herë natyralizimin e një çifti nga Kosova. Qeveria Komunale kishte rekomanduar aplikimin për pranim
Në komunën e Uttwil-it, Kantoni Thurga një çift nga Kosova ka 17 vite që po lufton për të fituar nënshtetësinë zvicerane. Banorët e Uttwil-it, në “Asamblenë qytetare” (institucion i demokracisë direkte, tipike zvicerane, që ruhet në disa konmuna rurale, ku votojnë të gjithë qytetarët e moshës madhore) kanë votuar tashmë tre herë lidhur me kërkesën e çiftit për natyralizim. Dhe, ajo kërkesë është refuzuar tre herë – së pari në vitin 2013 dhe së fundmi disa ditë më parë.
Kryetarja e ekzekutivit, Caroline Kürzi-Schmid ka kërkuar të paraqiten arsye objektive për refuzimin. Çifti qe akuzuar më pas se nuk ishte integruar mjaftueshëm në jetën e fshatit. Në tubimin e fundit të asamblesë, çifti është akuzuar për moskuptim të demokracisë.
Mbetet e paqartë nëse çifti tani do të heqë dorë. Ata nuk kanë komentuar planet e tyre të mëtejshme.