Detaje nga gjykimi për vrasjen e ekonomistes nga Kosova në Zvicër, nëna e saj gati sa nuk rrëzohet

Zvicra

Detaje nga gjykimi për vrasjen e ekonomistes nga Kosova në Zvicër, nëna e saj gati sa nuk rrëzohet

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 10:53
Ekonomistja e njohur u gjet e vdekur në banjën e shtëpisë së saj në Bergdietikon më 25 shtator 2022

Në Zvicër po vazhdon sot gjykimi ndaj shqiptarit nga Kosova, Afrim T., i cili akuzohet se e ka vrarë barbarisht bashkëshorten e tij Shqiponja I. në komunën Bergdietikon të Qarkut Baden.

Rasti bëri bujë në të gjithë Zvicrën: Ekonomistja e njohur Shqiponja I.* (41-vjeçe) u gjet e vdekur në banjën e shtëpisë së saj në Bergdietikon më 25 shtator 2022. Fillimisht shërbimet e emergjencës supozuan se shqiptarja e Kosovës i kishte marrë jetën vetes.

Por më pas hetimet zbuluan se: burri i saj Afrim T.** (tani 49-vjeç), një zviceran me rrënjë shqiptare nga Maqedonia, thuhet se e kishte vrarë – siç shkroi prokurori publik i Argaus nëntorin e kaluar – “duke përdorur forcë brutale”.

Në seancën e sotme, që e dyta kundër Afrim T., i pandehuri është futur me pranga në sallën e gjyqit, raporton Blick.

Si dëshmitare, është marrë në pyetje motra e të pandehurit. Ajo ka thënë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me familjen e viktimës. Ka thënë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e të ndjerës që nga krimi.

“Nuk na lejuan të merrnim pjesë as në varrim”, tha motra e të akuzuarit.

Motra e të pandehurit ka vazhduar duke thënë se ajo kishte frikë pas krimit dhe ishte gjithmonë e shoqëruar nga të afërmit.

Sa i përket hakmarrjes së mundshme të gjakut, ajo nuk ka treguar nëse ka frikë për jetën.

Ajo ka kaluar mirë me viktimën, ashtu siç ka kaluar me vëllain e saj. Thotë se ka shkuar edhe disa herë për të vizituar vëllain e saj në burg që nga krimi dhe thotë se i ka folur edhe për krimin. “Ai është penduar jashtëzakonisht shumë”, thotë ajo.

Dëshmitarja vazhdon duke thënë se e ka dashur shumë gruan e vëllait të saj. Ata i shkruanin shumë njëra-tjetres, flisnin në telefon dhe takoheshin shpesh.

Papritur avokati i familjes së viktimës ndërpret intervistën, shkruan sot Blick. Arsyeja është se nëna e viktimës nuk ndihet fare mirë. Ajo qan, dridhet dhe më në fund nxirret nga dhoma nga një i afërm. Ka një dhomë mjekësore, thotë kryetari i gjykatës. Më pas vazhdohet sërish me marrjen në pyetje të motrës së të akuzuarit.

Më pas, nëna e viktimës, që ishte paraparë të dëshmonte, vendoset që të mos dëshmojë sot për arsye shëndetësore.

Prokuroria zvicerane kërkon 18 vite burgim ndaj Afrim T**.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat