Njoftim nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Zvicra

Njoftim nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Nga: D.H. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, se me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të heroit tonë, Agim Ramadani, ai që me shokë bashkoi kufirin shqiptaro-shqiptar, do të përkujtohet ashtu siç e meriton në Cyrih.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ju fton në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Tij.

Njoftimi është shpërndarë për media dhe për të gjithë bashkardhetarët nga shefi i misionit konsular i Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha.

Pra, bashkatdhetarë të dashur, ejani e ta nderojmë jetën dhe veprën e Agim Ramadanit me datë 23 qershor 2024, duke filluar nga ora 13:00 në këtë adresë: Gemeindesaal Zollikon Rotfluhstrasse 96, 8702, Zollikon, Zurich. Në këtë akademi pritet të vijnë personalitete të ndryshme nga atdheu dhe e gjithë diaspora

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat