Një çift nga Shqipëria u arrestua të hënën në Zvicër.
Ata ishin shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Italia.
Ngjarja ndodhi në Weiningen, njoftoi Policia Kantonale e Zurichut.
Zyrtarët policorë, vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse.
Kur i kontrolluan të dyshuarit dhe automjetin e tyre, nuk arritën që t’i identifikonin.
Për këtë arsye policia i dërgoi në stacion.
Kur ata u legjitimuan, më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Policia e Zurichut njoftoi se të dy ishin të arratisur nga një burg.