Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia Veriore, nxënës i klasës së katërt është goditur nga një kamion në Bazel të Zvicrës. Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Ai ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35).
Një ditë pas rastit tragjik, Blick ka folur me prindërit e viktimës. “Është më pak se 200 metra nga vendi i aksidentit. Mund t’i shihni edhe nga këtu” “Nuk e mbaj mend se si kam ecur më pak se 200 metra deri në vendin e aksidentit”, shprehet babai për Blick.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/July/01/auto_45144561719809564.jpg)
Ndërsa mes lotëve nëna e viktimës Festimja thotë se e kishte parë djalin nën kamion. “E kuptova herët se djali ynë kishte vdekur. U largova menjëherë”, thotë ajo.
Ndërsa prindërit nuk janë lejuar ta shohin për së afërmi djalin e tyre pasi viktima është dërguar menjëherë për ekzaminimet e nevojshme mjeko ligjore.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/July/01/auto_5615614561719809563.jpg)
“Ai është ende atje, trupin fatkeqësisht për momentin nuk mund ta marrim”. “Ne jemi bosh brenda. Eliori ynë ishte një engjëll në këtë botë”, tha babai për Blick.