Klubi i futbollit “PRISHTINA” nga Berni, fitues i kupës së Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër 2024

Zvicra

Klubi i futbollit “PRISHTINA” nga Berni, fitues i kupës së Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër 2024

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Dje (E dielë) në një ambient të mrekullueshëm të stadiumit të KF Derendingen, u zhvillua kupa e Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër. Organizatore e këti turniri ishte „FC Iliria Solothurn - Solothurns Adler“, në të cilën kishte bërë një punë të admirueshme në çdo detaj. Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv ishin edhe kryesia Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër me kryetar z. Feti Demolli, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, zotri Mentor Latifi, z.Hamdi Reçica, drejtor i departamentit per diasporë në MPJD si dhe njerëz të shquar të kulturës e sportit, ndërsa sponzor medial ishte, SYRI TV .

Në fillim të turneut SHKA „Albakult“ nga Berni, me pika të zgjedhura vallëzimi, bënë që të pranishmit të kalojnë çaste të këndshme duke qenë pjesë e këti turneu tradicional të klubeve futbollistike shqiptare në Zvicër.

Shikues ulur, në këmbë, fëmijë e të moshuar, kishin zënë vend në tribunat e stadionit për të shijuar spektaklin ndërmjet skuadrave që synonin vend në finale.

Ndeshjet u zhvilluan me rivalitet dhe fairplay. Ndeshja finale e zhvilluar në mes KF „PRISHTINA“ dhe KF „BESA“ në stadiumin “Derendingen” përfundoi me rezultatin e pastër 1:0 për KF “PRISHTINA“ nga Berni.

Kupën e Unionit 2024 e fitoi ekipi i KF „Prishtina“ nga Berni ndërsa vendin e dytë e zuri KF „BESA“ nga BIEL-BIENE.

Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga kryetari z. Feti Demolli në emër të Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi si dhe z.Hamdi Reçica, drejtor i departamentit për diasporë në MPJD të Republikës së Kosovës.

Ky është aktualisht aktiviteti i vetëm që klubet shqiptare në Zvicër e zhvillojnë në kuadër të Unionit të këtyre klubeve. Është konceptuar si një aktivitet festiv me qëllim festimin e arritjeve të këtyre klubeve, njohjen me njeri-tjetrin, bashkëpunimin e shkëmbimin e përvojave.

La për të dëshiruar mospjesërmarrja e disa klubeve, pavarësisht se data e aktivitetit ishte publikuar me kohë si dhe e kishin konfirmuar pjesëmarrjen. E pakuptueshme dhe e pa arësyeshme kjo mungesë nga kryesitë e ketyre klubeve, që mbajnë përgjegjësi direkte ndaj anëtarësisë që kanë në radhët e tyre. Duke shpresuar se në të ardhmën nuk do të përsëritet kjo dukuri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat