Për çdo vit edhe sivjet, LAPSH-i për kantonin Cyrih po e përfundon vitin shkollor me suksese të pritura. Me shumë përkushtim i gjithë stafi i LAPSH-it dhe me shumë sakrificë por me krenari po ndahet e kënaqur me punën e madhe që është bërë gjatë vitit me fëmijët e mërgimtarëve tanë, që e ndjekin shkollën plotësuese shqipe. Por, gjithmonë, duke dashur, që të jetë numri i fëmijëve edhe më i madh, duke e ditur, se numri i bashkatdhetarëve tanë është shumë më i madh.
Megjithate, janë optimis, kryesia e LAPSH-it në Cyrih, se do të gjehen mundësi, që numri i fëmijëve që do të ndjekin shkollën plotësuese shqipe do të rritet. Por edhe me këta nxënës që po e ndjekin shkollën plotësuese shqipe janë të kënaqur, sepse që të gjithë me shumë zemër kanë mësuar dhe tash 34 prej tyre do të diplomojnë dhe do ti ndahen diploma në një manifestim modest.
Kështu që, kryetari i LAPSH-it për kantonin Cyrih, z.Naser Ulaj, njëherit edhe mësues i shkollës plotësuese shqipe, fton të gjithë bashkatdhetarët që të vijnë me fëmijët e tyre edhe nëse nuk janë në shkollën plotësuese shqipe, që ti shohin bashkëmoshatarët e tyre me një program të pasur artistikë-shkollorë dhe duke pranuar edhe diploma që kur të rriten, do të krenohen, se ishin edhe në shkollën plotësuese shqipe dhe gjuhën shqipe nuk do ta harrojnë, por do ja trashëgojnë edhe fëmijëve të tyre.
Prandaj, prania e fëmijëve do të jetë e mirëpritur edhe ata që nuk janë në shkollën plotësuese shqipe, se ndoshta një ditë do ti bashkohen. E shtuna e 6 korrikut do të jetë e veçant, duke filluar nga ora 14.00, pra në diskotekën e njohur Rinora 4 në adresën: Riedmattstrasse 7, 8153 Rümlang/ Zürich, do të ndahen diploma, ku edhe sivjet si edhe disa vite të tjera, pronarët e Rinora 4, mundësuan sponsorizimin e kësaj ceremonie dhe gjithë stafi i LAPSH-it falënderon përzemërsisht për përkrahje. Prandaj, bashkatdhetarë të dashur, ejani dhe ju mirëpresim në ceremoninë e ndarjes së diplomave të nxënësve të shkollës plotësuese shqipe LAPSH / Cyrih, që ti urojmë ata nxënës dhe ti dëshirojmë suksese në të ardhmen.
Z.Ulaj falënderon të gjithë mësuesit për punën që e kanë bërë, stafin e tij, prindërit, nxënësit dhe ata që e kanë ndihmuar në forma të ndryshme LAPSH-in në Cyrih, pa harruar, shtetin zviceran, dhe në këtë rast kantonin e Cyrihu që po i mundëson, që në hapësirat e shkollave zvicerane të mësohet edhe gjuha shqipe. Nderime të papërshkrueshme. Në këtë takim, priten të marin pjesë edhe disa personalitete. Përkrahja e LAPSH-it ishte, është dhe do të jetë shumë e nevojshme, sepse e dijmë rëndësinë e saj.