Ngjarje e rëndë në Lozanë të Zvicrës, 2 të vdekur pas shembejes së skeleve të një ndërtese - të lënduar edhe shqiptarë nga Kosova

Zvicra

Ngjarje e rëndë në Lozanë të Zvicrës, 2 të vdekur pas shembejes së skeleve të një ndërtese - të lënduar edhe shqiptarë nga Kosova

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 11:56 Përditësuar në ora: 13:00 më 12.07.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në Zvicër

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në një ndërtesë 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës, raporton Blick

Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat e tjera të këtij incidenti të rëndë.

Sinjalizues mërgimtarë që jetojnë atje, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një numër i madh i punëtorëve – si dhe Policia e njësitet tjera që kanë intervenuar.

-----

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër.

Në një ndërtesë 19 katëshe në Lozan janë shembur skelet.

Një lexues ka thënë se disa persona janë të lënduar, përderisa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Po ashtu ai tha se prej tyre ka edhe shqiptarë nga Kosova.

Gazeta zvicerane “Blick” raporton se ka pasur probleme me ashensorin në këtë ndërtesë.

Ndërkohë ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat