SHBK “Salih Çekaj” organizon vizita përkujtimore te dëshmorët e Kombit, gjatë pushimeve verore në Kosovë

Zvicra

SHBK “Salih Çekaj” organizon vizita përkujtimore te dëshmorët e Kombit, gjatë pushimeve verore në Kosovë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Të nderuar anëtarë të SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër, ju kontribuues dhe dashamirës të saj, si në mërgatë e po ashtu në Kosovë.

Si çdo vit, edhe këtë vit SHBK “SALIH ÇEKAJ” organizon vizita përkujtimore te dëshmorët e Kombit, gjatë pushimeve verore në Kosovë.

Ju njoftojmë se kryesia e shoqatës vendosi që dita e vizitave do të jetë me 01.08.2023.

Takimi fillon në ora 8.00 te pompa e benzinës "DHF" afër ndërmarrjes Viva Fresh në Deçan.

Nderimet përkujtimore fillojnë te shtatorja e heroit Salih Çekaj në qendër të Deçanit, për të vazhduar tutje. Ju ftojmë të gjithë të interesuarve që të na bashkoheni në këtë ditë të veçante, për të nderuar më të merituarit për Lirinë dhe shtetin që po e gëzojmë ne. Itinerarin e vizitave e keni në fotografinë më poshtë.

Me shumë nderime, Kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat