Shtetasi i Serbisë plagos një qytetar nga Kosova dhe një australian në Zvicër

Zvicra

Shtetasi i Serbisë plagos një qytetar nga Kosova dhe një australian në Zvicër

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persoa janë plagosur gjatë një grindjeje të shtunën mbrëma – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit.

Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen.

Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.

Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, dhe është kapur nga policia.

Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat