Në Zvicër ndërroi jetë atdhetari dhe bëmirësi nga Bilaçi i Bujanocit, Haxhi Baki Bakiji

Zvicra

Në Zvicër ndërroi jetë atdhetari dhe bëmirësi nga Bilaçi i Bujanocit, Haxhi Baki Bakiji

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 shtator 2024 Në ora: 08:18
I ndjeri bashkë me gazetarin Dashnim Hebibi

E dijmë dhe pajtohemi se vdekja është ligj i natyrës, caktim i zotit të cilit i nënshtrohet çdo qenie. Çdo i krijuar do të vdesë! Sikur jeta që është një mirësi e dhunti e Zotit, ashtu edhe vdekja është një urdhër dhe caktim i Tij. Të nderuar familjarë, miq, shokë e dashamirës, ju njoftoj me dhembje të thellë se sot, më datë 20.09.2024 në ora 06.40 të kësaj dite të madhe e xhuma ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare, Haxhi Baki Bakiji nga Fshati Bilaç, Komuna e Bujanocit. I ndjeri ishte vjehrri im (i ati i bashkëshortes sime dhe gjyshi i fëmijëve të mi). 

 Vdekja nuk është mbarimi i jetës së njeriut, ajo është vetëm një ndërrim i dimensionit të ekzistencës. Njeriun, pas vdekjes së tij, e pret një jetë e pafund. I ndjeri ishte besimtar i devotshëm, atdhetar, bëmirës dhe burrë i fjalës. Sa ishte në vendlindje, kontribuoi pafundësisht për të mirën e kombit dhe u detyrua që të vinte në Zvicër. 

Mbi 40 vjet jetoi në Kantonin e Cyrihut. Haxhi Bakiu, me vëllezërit e tij, njihet si atdhetar, bëmirës dhe besimtar. Kontributi i Haxhi Bakiut është i madh në bëmirësi, por e pamundur ishte që ti nxirrej ndonjë fjalë. Ishte dhe ruajti te fëmijët e tij gjuhën e ëmbël shqipe dhe traditat tona kombëtare. Atyre u dha edukatën që të shkollohen dhe të mos ndahen kurrë me atdheun e të parëve. 

Ishte këshillues. Bashkëbisedonte me nipat dhe mbesat e tij, të cilët janë një lagje e madhe në një pjesë të Cyrihut, që të jenë bashkë, të punojnë sa të munden, të shkollohen dhe të jenë të sjellshëm e të punojnë për paqe. Edukata e tij ishte e frytshme. Pesë vajzat e tij jetojnë, që të gjitha, afër njëra tjetrës dhe kanë familjet e tyre. Mëngjesin te njëra vajzë, drekën te tjetra e darkën dhe pastaj kafen e mbrëmjes, sërish pranë familjes. Ishte besimtar i devotshëm me plot kuptimin e fjalës. Edhe atëhere kur kishte gëzime e falënderonte Zotin, por edhe dhimbjet i pranonte, sepse janë pjesë e jetës. 

Aty ku kishte zhurmë e debat të thatë, ai largohej, sepse nuk donte të shihte apo të dëgjonte thashethënie. Fjalëpak, por me vepra të mëdha. Kur bëhej fjalë për një nismë të mirë, ai vepronte dhe nuk fliste. Ishte i drejpërdrejtë. Kishte pedantëri. Mikëpritës. Ruante traditat tona kombëtare. Lexonte shumë dhe nuk e kalonte kohën e lirë jashtë shtëpisë, por me vajzat, mbesat e nipat e tij. Do të mbetet model se si kalohet koha edhe me nipa e mbesa, gjithmonë duke kontribuar për ti dhënë karakter të fortë dhe të sigurtë. Kurrën e kurrës nuk është dëgjuar me tonin e lartë duke qortuar nipat apo mbesat. 

Një javë para se të ndërronte jetë ishte i shtrirë në shtëpinë e tij, i rrethuar nga bashkëshortja, pesë bijat e tij dhe mbesat e nipat. Me lutje të qeta te perëndia dhe me mendje të plotë, duke mos dashur që t'u jipte dhembje vajzave të tij, përgatitej që edhe këtë gjendje ta përballonte, duke u pajtuar me ligjet e Zotit. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona! Fjalët dhe veprat tua do ti kujtojmë për jetë! 

Nuk është e lehtë të pajtohemi që nuk do të kemi fizikisht, por mbi të gjitha, do të mbajmë në zemër! E di, se nuk do të pajtohesh për këto fjalë që ti shkrujta nga zemra ime me plot mall, sepse ishe modest, por asnjë fjalë nuk ta shtova, vetëm ato që i kishe. Nuk dojshe kur të lavdëronte dikush për vepra tua, por ju thojshe, ta falënderojmë Zotin. Do ta marë lakmi për jetë, dashninë ndaj familjes dhe atdheut! Karakteri jot i fortë do më përcjell për jetë! Edhe pse luftojshe me sëmundjen e rëndë, asnjëhere nuk u dorëzove, sepse besimin e kishe të plotë!

 Do t‘ na mungosh, por në shpirt do të mbajmë! Tekefundit, jeta është një mision dhe ti e arrite edhe ate me shumë sukses. Të falënderoj për gjithçka! Veprat tua të mira do të jetojnë për jetë! Ligjin hyjnor të Zotit nuk ka forcë që e ndryshon! Shpirti të bëftë dritë në përjetësi dhe u takofshim në parajsë! Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, varrimi do të bëhet në Fshatin Bilaç të Komunës së Bujanocit, por për ditën dhe kohën do t’ju njoftojmë ndërkohë!  shkruan ndër të tjera Phd. Dashnim Hebibi ne profilin e tij në FB. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat