SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër ndihmon jetësimin e projektit për ekspozitën tematike të akademik Fehmi Aganit

Zvicra

SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër ndihmon jetësimin e projektit për ekspozitën tematike të akademik Fehmi Aganit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 17:49
SHBK “Salih Çekaj”

Shoqata Bamirëse Kulturore „Salih Çekaj“ në Zvicër në klubin „Dardania“, Zofingen më 21 -09 -2024, mbajti tubimin me bashkëatdhetarë të cilët Ju përgjegjen Ftesës së publikuar në mjetet e lajmeve më 13.-09-2024, për themelimin e „Këshillit për organizimin e mbledhjes së ndihmave vullnetare nga bashkëatdhetarët në kurbet, për t‘i mbuluar shpenzimet e Projektit për jetësimin e Ekspozitës kushtuar Akademik FEHMI AGANIT, sipas Kërkesës së Shoqatës së Muzeologëve të Kosovës. Drejtuar për ndihmë Shoqatës në fjalë.

Të pranishmit në këtë tubim miratuan kërkesen e SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër të datës së sipër përmendur dhe themeluan: „Këshillin prej 17 anëtarëve“. Kryetari i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër, bashkë me arkëtarin dhe sekretarin e shoqatës dhanë të gjitha shpjegimet e nevojshme për të pranishmit dhe pyetjeve të parashtruara. U shpërndan Fletëpagesat dhe Formularët me të dhëna për mënyren e pagesës dhe jetësimin e aksionit për mbledhjen e ndihmave.

U miratua nga të pranishmit afati kohor i aksionit, që deri më 5.10.2024 në takimin e rradhës të paraqiten të dhënat dhe rezultatet e aksionit nga secili anëtarë i Këshillit.

Arkëtari i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër njoftoi të pranishmit se me datën 21.09.2024 janë tubuar 5000 Fr.

Ndërsa kryetari i Shoqatës i ndau mirënjohje e SHBK“Salih Çekaj“ bamirësit dhe veprimtarit të nderuar i cili ka ndihmuar çdo aksion të shoqatës në vazhdimsi z. Gjergj Prenkoçaj i cili ndihmoi me 1000 Fr. aksionin e posafilluar më 21.09.2024 për jetësimin e projektit për Ekspoziten e Akademik Fehmi Aganint.  Kryetari i Shoqatës në veçanti dhe të gjithë të pranishmit e uruan për mirënjohjen e merituar. Gjergji modest u falënderuar për Mirënjohjen dhe mes tjerash tha: se është nderë dhe kënaqësi për te, sa herë që ka mundësi për të ndihmuar projekte të bamirësisë e në vaeçanti veprimtarinë bamirëse të SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër që ka bërë shmë për bamirësi e kulturë në shumë drejtime.

Është për keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të cilët kanë poste e pozita në parti e shtet e që kanë marrur votat nga votuesit tue mbajtur fjalime e thurur lavde jetës dhe veprimtarisë së Akademik Fehmi Aganit dhe Dr. Ibrahim Rugovës, se gjëja u dhem shumë shpirti për ta dhe se janë përkrahës të ideve dhe projekteve të tyre për shtetformimin e Kosovës.

Po sa të marrin pozita dhe pushtet i harrojn premtimet e tyre, aq më keq Kërkesatë për jetësimin e projekteve në fjalë s’i kanë përkrahur deri më tani, ndërsa  manifestimet e projekteve  të jetësuara  nga nga kurbetçarët  vrapojnë të ulen në rendin e parë për të pirë e për të ngrënë. Dëshmi Projekti i Memorialit për Dr. Ibrahim Rugovën në Malaj të Rugovës.

Të gjithë ata që kanë mundësi me përkrah këtë aksion bamirësie mund të ndihmojn sipas mundësive që kanë, tue pasur parasysh jetën dhe veprimtarinë e mirënjohur  të Profesor Akademik Fehmi Aganit që bashkë me Kryetarin e parë dhe Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, dhanë gjithçka  për jetësimin e  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat