Vodhi pakot e postës ku punonte, Zvicra dëbon shqiptarin

Zvicra

Vodhi pakot e postës ku punonte, Zvicra dëbon shqiptarin

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një shtetas 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut po dëbohet nga Zvicra pasi është shpallur fajtor për vjedhje të shumta në qendrën e pakove të postës në Härkingen, ku punonte.

I riu, i cili ndodhej në procesin e natyralizimit, kishte futur në xhep dërgesa me para, duke kryer njëmbëdhjetë vjedhje me vlerë mbi 50.000 franga në një periudhë dhjetëmujore.

Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Solothurnit, duke mbështetur dënimin me 20 muaj burg me kusht dhe dëbimin nga vendi.

Ai u shpall fajtor për vjedhje komerciale dhe shkelje të sekretit postar nga Gjykata e Qarkut Thal-Gäu në vitin 2022.

Në vendimin e saj, Gjykata Federale theksoi se shtetasi maqedonas, ndonëse kishte jetuar në Zvicër për 21 vite, nuk përballej me vështirësi të mëdha në kthimin e tij në Maqedoni, pasi fliste shqip dhe kishte vizituar vendin për pushime.

Gjykata vlerësoi se interesi publik për dëbimin e tij nga vendi kishte më shumë peshë se arsyet private për qëndrimin e tij.

Përpara largimit nga Zvicra, ai është i detyruar të paguajë 3000 franga si tarifë gjyqësore, shkruajnë mediat zvicerane.

comment1 koment
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat