Gërvalla takon homologun zviceran: Mërgata shqiptare urë lidhëse mes dy vendeve

Zvicra

Gërvalla takon homologun zviceran: Mërgata shqiptare urë lidhëse mes dy vendeve

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 14:54
Foto nga takimi

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj zviceran, Ignazio Cassis.

Temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal.

Gërvalla falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetndërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve.

“Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, tha Gërvalla duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën Zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat