Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se partia e tyre në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të jetë më e fuqishme si asnjëherë më parë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dega e AAK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në rritjen e besimit dhe anëtarësimeve të reja.
“Më 9 shkurt, diaspora do të bëjë ndryshimin në Kosovë. Jemi bashkë për një Kosovë ndryshe”, ka shkruar Lekaj.
Postimi i tij:
Diaspora fuqishëm në krah me Aleancën.
Sot në Bernë të Zvicrës, në një tubim madhështor, bashkë me Kryetarin Haradinaj dhe kolegët e tjerë të parisë, biseduam me diasporën, e cila me pjesëmarrjen e tyre tregoi që Aleanca në këto zgjedhje do të jetë më e fuqishme se asnjëherë më parë.
Dega e AAK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në rritjen e besimit dhe anëtarësimeve të reja.
Më 9 shkurt, diaspora do të bëjë ndryshimin në Kosovë. Jemi bashkë për një Kosovë ndryshe.