Gjatë muajit tetor, në disa kantone të Zvicrës po mbahen zgjedhje legjislative, dhe pjesëmarrësja e komunitetit shqiptar me kandidat në parti të ndryshme politike zvicerane, ka marrë vëmendjen jo vetëm të komuniteti shqiptar por edhe te ai zvieceranë, ku si zakonisht shqiptarët janë paraqitur me kandidat të përgatitur dhe emra të njohur si profesionist të fushave të ndryshme në të cilat ata kanë lënë gjurmë dhe kanë shënuar suksese
Kjo ka bërë që në kantone të ndryshme të shtetit helevetik, shqiptarët përfaqësohen me deputetë, zyrtar komunash e poste të tjera politike dhe përformanca e tyre po vlerësohet gjithnjë e më pozitive dhe në interes jo vetëm të shqiptarëve por në përgjithësi edhe të atij zvicëran.
Ndërsa, në zgjedhjet aktuale legjislative, në kantonin Argau, që po mbahen gjatë muajit tetor, për një vend në parlamentin kantonal, po garon një shqiptare mjaftë e suksseshme në sferën e drejtësisë, prokuroria Arta Rapaj, e cila është me origjinë nga Klina, por prej shumë vitesh jeton e punon në Zvicër.
Arta Rapaj garon me partinë Die Mitte në qarkun Lencburg(Bezirk Lenzburg) të kantonit Argau. Ajo në qarqet zvicerane në kantonin e Argaut por edhe më gjerë, njihet si një nga prokuroret më të suksseshme. Shqiptarët e kanë rastin që në parlamentin e kantonit të Argaut, të përfaqësohen me një personalitet si Arta Rapaj, e cila është përfaqësuese e denjë, dhe shquhet si profesioniste në fushën e drejtësisë, intelektuale, intelektuale, e përkushtuar dhe e përgjegjshme në detyrat që i merr dhe i udhëheqë. Andaj, edhe si deputete e ardhshme në parlamentin e kantonit Argaut, Arta Rapaj, do të jetë një përfaqësuese e dejtë edhe e komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në Kantonin Argaut /n.h