Vazhdon ndihma në Zvicër nga gurbetçarët për jetësimin e projektit për akademik Fehmi Agani

Zvicra

Vazhdon ndihma në Zvicër nga gurbetçarët për jetësimin e projektit për akademik Fehmi Agani

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 20:33
Foto nga pjesmarrësit në takimin e dytë më 2024-10-05 në Klubin Dardania -Zofingen-CH

Vazhdon Ndihma Në Zvicër Nga Kurbetçarët Për Jetësimin E Projektit Për Akademik Fehmi Agani

Në takimin e dytë më 5 Verdhor(Tetor)2024 në Klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës,  takim i caktuar nga takimi i parë më datën 21.09.2024, organizuar e thirrur nga kryetari i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër,  Saim Tahiraj, për të ndihmuar Kërkesen për ndihmë të Projektit të Muzeut të Kosovës për jetësimin e Ekspozitës së Akademik Fehmi Aganit.

Në përfundimin e takimit të parë më, 21.09.2024 arkëtari i SHBK“Salih Çekaj“ në Zofingen të Zvicrës, Muhamet Krasniqi, lajmëroj të pranishmit se janë tubuar ndihma 5000Fr. Ndërsa në takimin e dytë më datën 05.10.2024, veprimtarët nga terreni tek arkëtari dorëzuan me Fletëdëshmi edhe 5000 Fr. Kështu që shuma e tërsishme e ndihmave arriti në10.000Fr.

Të pranishëm në takimin e dytë ishin 17 veprimtarë që morën përsipër të vazhdoj veprimtaria vullnetare për tubimin e mjeteve dhe deri më datën 26.10.2024 kur u caktua edhe takimi i rradhës të shifet gjendja nga terreni dhe shuma e grumbulluar, pasi që deri më tani është jetësuar 50% e mjeteve të nevojshme për jetësimin e projektit në fjalë.

Image
Më 25.09.2024 Ju dorzuan çelsat e shtëpisë së re për familjen Avdyl Salihaj nga Juniku

Në takim u bisedua rreth ndihmave në përgjithësi dhe u njoftuan të pranishmit se më 25.09.2024 në Junik, Avdyl Salihaj me anëtarët e familjes paten gëzim se Ju dorzuan çelsat e shtëpisë se re nga ndihmat e organizuara nga SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër e ndihmuar nga kurbetçarët po edhe nga SHBK“Nëna Terezë“ në Luzern të Zvicrës e që këto dy shoqata në vazhdimsi kanë bashkëpunim të ndërsjelltë për çështje bamirësie dhe kulturë.

Në takim pjesëmarrësit morën fjalën dhe shprehen mendimet e tyre lidhur me ndihmatë që kurbetçarët kanë dhënë e po japin në vazhdimsi në të gjitha periudhat kohore, por. paten vërejtje dhe kritika për institucionet përgjegjëse në Kosovë.

Aksioni për jetësimin e projektit vazhdon deri në takimin e rradhës më, 26.10.2024 ku arkëtari jep të dhënat për shumën e mjeteve që janë ardhur në arkë, për projektin në fjalë.

Të interesuarit për të ndihmuar munden edhe përmes Fletëpagesës në vijim:

Image
Përgatitur për publikim nga SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër.

A.F

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat