Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih

Zvicra

Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 07:24
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbiseduar me studentë shqiptarë në Cyrih të Zvicrës.

Ajo ka thënë se njohuritë e këtyre studentëve, janë ato që i nevojiten Kosovës në radhë të parë.

“Njohuritë tuaja janë ato për të cilat në radhë të parë kemi nevojë në Kosovë.

Pra, shumë mirë kur vini për pushime, shumë mirë kur kaloni kohë të bukur në Kosovë.

Por ajo që ne kemi nevojë është të organizohemi më mirë, të krijojmë platforma të veçanta, me qëllim që në momentin që ju dilni, në jetën tuaj profesionale, kontributi në Kosovë ka qenë një prej opsioneve tuaja”, u shpreh Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat