Në Zvicër promovohet libri “Atletët e lirisë” nga Gjergj Dedaj

Zvicra

Në Zvicër promovohet libri “Atletët e lirisë” nga Gjergj Dedaj

Nga: Dedë Preqi Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këto ditë në Guensee të Luzernit në Svicërr, promovohet libri «Atletët e LirIsë» të autorit Gjergj Dedaj, me çrast në praninë e bashkëatdhetarëve tanë të dashur dhe atyre të fjalës së shkruar nga gjitha anët e këtij vendi, në një atmosferë harmonike dhe atdhedashurie e hapi përurimin e librit z.Sali Bislimi, i cili nuk ngurroi të jep një përshkrim të thukët rreth vlerave të këtij libri.

Mërgata e jonë është jo vetëm një mërgatë e krahut të punës fizike, e lodhur dhe e angazhuar me punët e përditshmërisë, por kjo mergatë është si gjithherë aktive, e cila gjenë kohë të angazhohet edhe me aktivitete tera, për t’u çlodhur dhe argëtuar, duke mos lënë anash promovimin e kulturës dhe traditave të veta përmes organizimeve të ndryshme, që pasqyrojnë prirjet dhe angazhimet e tyre edhe në fushën e sportit, letërsisë, historisë, shkencës dhe tjera.

Po i referohemi promovimit të librit «Atletët e Lirisë», me një volum prej 6oo faqësh, që nuk do të thotë madhësia dhe pesha e këtij libri që e përcakton vlerën e tij, por mundeni ta merrni ta lexoni dhe të ndjeni vetë përshtypjen që ju përqojnë gjithë ata, siq i ka quajtë me të drejtë autori si atletët e lirisë, pa të cilët jeta e pasardhësve të tyre nuk do të kishte fare kuptim.

Prandaj, siq thotë një fjali shumë e rëndësishme, se fjalët burojnë nga gjiri i materjes, edhe në këtë rast me promovimin e këtij libri nuk munguan fjalët dhe reagimet me kritika të ndryshme në formën pozitive dhe vlerësuese nga bashkëatdhetarët pjesëmarrës të këtij promovimi.

Në këtë promovim e muarën fjalën shumë bashkëatdhetar, siq ishin, Sali Bislimi, Gjergj Shtufi, Adem Shala, Gjergj Lasku, Marash Ndrejaj, Dedë Preqi dhe shumë të tjerë, të cilët e vlerësuan dhe e çmuan punën e autorit, i cili i ka vënë në jetë dhe në kujtim të përhershëm atletët e lirisë, të cilët e ndryshuan tërë historinë e kombit dhe vendit tonë.

Vet titulli i librit «Atletët e Lirisë» e ka domethënjën e kuptueshme, që do të thotë se bëhët fjalë për përsonazhet e qëndresës dhe rezistencës, të cilët e kishin një qëllim dhe opsion të vetëm për liri dhe dashurinë për kombin dhe atdheun.

Dhe autori Gjergj Dedaj, nga përvoja e tij 30 vjeqare, si një student i protestave të viteve të hershme kundër regjimit serb, pastaj si politikan dhe lider i partisë Liberale të Kosovës, bashkëpunëtor i presidentit historik Ibrahim Rugova, pastaj dhe zavendës ministër e diplomat , do të kishte përvojë të ngjeshur dhe të bollshme për të shkruar një vepër të tillë dhe më shumë, duke rrëfyer mbi një kohë tragjike të popullit të vet, si dhe të familjes së vet autorit.

Autori i këtij libri GJ.Dedaj, në rrëfimet e veta të një përvoje shumë vjeçare, e ndien të nevojshme, ndoshta edhe të domosdoshme që të shpërthejë dhe të komunikoje me opinionin e vet me atë shqiptarë dhe më gjërë, për të rrëfyer jo vetëm kohën tragjike të këtij populli, por edhe për fisnikërinë dhe rrezistencën e këtij populli, që tani i takon historisë për të dëshmuar dhëmbjen dhe sakrificën e jashtëzakonshme, ku gjërat që shohim dhe i shkruajmë janë shumë pak në krahasim me tërësinë e atyre ngjarjeve tragjike dhe gjenocidiale, që ka shumë e shumë më tepër se kaq, që nuk shquhen dot vetëm me anën e shkrimeve dhe me një mori të veprave të tjera.

Autori përveç të tjerave në këtë libër përdor edhe referenca të njerëzve eminent të vendit poashtu edhe të atyre ndërkombëtar, të cilët autori i ka takuar gjatë jetës politike dhe ka bashkëpunuar me shumicën e tyre në shërbim të çështjes së afirmimit të Kosovës, në botën demokratike, që kjo e ka ndihmuar autorin dhe ia ka bërë më të begatshëm krijimin e një vepre të tillë.

Autori Gjergj Dedaj, në këtë libër e orienton lexuesin e vet, se ekziston diçka e fuqishme, që njeriun e këtij vendi e ka shtyer dhe obliguar të jap nga vetja edhe pikën e fundit të gjakut të vet dhe mos t’i nënshtrohet agresorit të huaj, apo të bëhët rob dhe i nëpërkëmbur në tokën e stërgjysherve të vet.

Njokohësisht ndodhitë që zhvillohen gjatë periudhave të ndryshme historike mbi popullatën dhe vendin tonë nën regjimet e egra otomane dhe sllave deri në pavarësinë e Kosovës, nuk janë si ngjarje imagjinare dhe tregime nga të tjerët dhe të shënuara në një libër, por autori i sjellë opinionit të vet shqiptar një biografi të gjallë me figura kombëtare dhe historike.

Dhe autori, duke i sjell lexuesit të vet një biografi të historisë shqiptare, që përveç atyre që e rrokën pushkën dhe iu vërsulën armikut të popullit shqiptarë, në realitet do të quheshin drejt përsëdrejti «Atletët e Lirisë» por edhe ata, që me lëvizjet dhe organizimet e tyre si edhe në mërgatë, që i bënë ballë armikut në këto forma rrezistuese, do të quheshin atletët e lirisë, duke bërë një maratonë të gjatë bashkëudhëtimi deri te fitorja e çmuar e lirisë dhe pavarësisë.

Autori do të ishte një njohës i mirë i ngjarjeve historike të popullit të vet, duke hedhur dritë mbi vuajtjet dhe vështirësitë e këtij populli për liri dhe pavarësi, që prej Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe deri te familja e komandantit Adem Jashari dhe shumë familjeve të tjera heroike në Kosovë, si dhe familja e vet autorit, që i dha dhjetra anëtarë të vet, duke i sjellur këtij populli dhe këtij vendi dritën e diellit të lirisë, që dukej në fund të tunelit të humbur shekuj e shekuj me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat