Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Kristë Coli

Zvicra

Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Kristë Coli

Nga: Nexhat Haziri Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 19:00
I ndjeri Kristë Coli

Në Cyrih të Zvicrës, ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare dhe aktivisti i devotshëm i komunitetit shqiptar në Zvicer Kristë Coli

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka dhënë familja e tij

Duhet rikujtuar se ndër aktivitetet e shumta në shërbim të çështjes shqiptare të të ndjerit Kristë Coli, në bashkë-organizim edhe me veprimtarin Ahmet Aasanin, për herë të parë më 5 dhe 6 shtator 1998, në qytetin historik Arbon të Zvicrës, u mbajt simpoziumi i parë shkencor për krishterimin ndër shqiptarë. "2000 vjet krishterim te shqiptarët" do të ishte titulli i ngjarjes, e cila qëllimisht u organizua në shënimin e njëvjetorit të vdekjes së Nënës Terezë.

Image
Njoftimi

Materialet e këtij simpoziumi, po ashtu me iniciativë dhe kontribut të të ndjerit Kristë Coli dhe veprimtarit Ahmet Hasani, u përmblodhën në një libër që u botua dhe u promovua vitin e kaluar me titull "2000 vjet krishterim te shqiptarët", libër që dëshmon autoktoninë dhe identitetin evropian të shqiptarëve. I ndjeri Kristë Coli njihej edhe si humanist dhe kontribuues i madh në shumë projekte me karakter kombëtar. (n.h.)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat