Nëse vazhdon me këtë avaz që t‘i mohojë shqiptarët si popull shtetformues, atëherë Federalizimi është zgjidhje

Zvicra

Nëse vazhdon me këtë avaz që t‘i mohojë shqiptarët si popull shtetformues, atëherë Federalizimi është zgjidhje

Nga: Dashnim Hebibi Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 06:43
Shabi Matnjani

„Luftova për këtë flamur, por kurrë nuk u gëzova. Rinin po ma merr gurbeti e lutem që pleqërinë të mos ma mer.

Shumica e të drejtave janë arritur por nuk po realizohen nga pala maqedone unë e mbaj mend kur kishim takimin e fundit me komandatin tonë, z. Ali Ahmetin mbas çarmatimit ishte tema se çka më tutje.

Ai na tha se po i japim shansë paqes se ne e duam paqen e nëse ato e shkelin marveshjen e Ohrit në pozicionet ende kemi“, na tha ndër të tjera Shabi Matnjani.

Z.Matnjajni, ju falënderoj përkohën që po ndani për të bashkëbiseduar. Jetoni në Zvicër. Si e sheh situatën politike nga diaspora, vendlindjen tënde, pra Maqedoninë Veriore?

Ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për këtë intervistë. Ne nga diaspora shohim më ndryshe, jemi ndoshta më real, sepse nuk jemi në përditshmëri andej. Nuk është edhe e mirë, ashtu siç e meritojmë.

Komenti juaj për një deklaratë të Kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoni?

E kam dëgjuar dhe jemi të tronditur. Kam pritur të thot së paku se gjuha shqipe është e cunguar e duhet avancuar më shumë në të gjitha institucionet e shtetit siç është gjuha serbe në Kosovë e jo të thot nuk ka ligj për gjuhën shqipe. Realiteti është ndryshe dhe çka po bëhet tash nuk i bie në rrugë e as shejtani.

A është e dëmshme ajo deklaratë?

Shumë e dëmshme se na demoralizon neve si ushtarë e i forcon kundërshtarët e gjuhës shqipe se ja ne nuk e lejojmë gjuhën shqipe të jet zyrtare edhe pse ato luftuan për gjuhën dhe jem me popullsi mbi 30 %.

Keni qenë edhe pjesë e luftës në Maqedoni si çlirimtarë. Janë arritur të drejtat tona apo?

Shumica e të drejtave janë arritur por nuk po realizohen nga pala maqedone unë e mbaj mend kur kishim takimin e fundit me komandatin tonë, z. Ali Ahmetin mbas çarmatimit ishte tema se çka më tutje, Kam nderin të flas për helveticALforum, portal i pavarur, se nuk është e lehtë sot ta thush ate që e mendon. Aj na tha se po i japim shansë paqes se ne e duam paqen e nëse ato e shkelin marveshjen e Ohrit në pozicionet ende kemi. E mendoj, se ka ardhur koha të mblidhemi ushtarët e oficerët e UÇK-së e të diskutojmë e mos të lejojmë dikush, që nuk ka gjuhë e identitet, që t`na mohoj gjuhën e nënës. Gjuha shqipe është mbi të gjitha.

E shihni jo të arsyeshme të përzihet Kosova në politikbërjen në Maqedoninë Veriore?

Duhet dhe t`ju tregoj fqinjëve të vet se si Kosova i trajton pakicat e jo t'i inspiroj që të shkelen pakicat.

Çka sipas jush do të duhej të bëj politika aktuale?

Të bashkohen si asnjëher më par, ti lëjnë këto pak kulltuqe të kalbura e ti vihen në ball këtij regjimi që do të mohoj çdo gjë çka është shqiptare.

E shihni përçarjen e madhe të faktorit politik atje?

Është e dhimbshme. Kjo shkon në favor të tjetërkujt.

Nga këndi i mërgimtarit, mendoni se shqiptarët me këtë qeveri janë me më pak të drejta?

Jam për ata që punojnë për të mirën e kombit me vepra e jo me llafe.

Si e she të ardhmen e Maqedonisë Veriore?

Nëse vazhdon me këtë avaz që ti mohoj shqiptarët si popull shtetë formues atëher Federalizimi është zgjidhje.

Na kujtohet një intervistë e jotja dhënë mediave të huaja sa ishit edhe me uniformën e çlirimtarit. Për çka bëhet fjalë?

Eh, me kthyet në 2001, por me temat e njejta ja prap pas 24 viteve prap po diskutojmë për të drejta e për gjuhën shqipe e ne për ato drejta e për atë gjuhë i kapëm armët e dhasht zoti e vetë disohen këto që dojnë t`na mohojnë gjuhën por, ata që kanë sakrifikuar gjithçka për kombin, janë po ata, nuk ndryshojnë. Nuk pranohet shkelja e gjuhës e të drejtave tona.

Cila është zgjidhja më e mirë në Maqedoninë Veriore?

Të ndryshohet Kushtetuta e të respektohen të drejtat e popujve në Maqedoninë e Veriut, që sa më shpejt të hyjmë në Bahskimin Evropian.

Kush do të merr sipas teje përgjegjësinë për këtë situatë të krijuar?

Ato që sot po bëhen vazal Mickovskit për pak pushtet.

Diaspora ka mbetur e harruar nga qeveria. Ndërsa ambasadori i Maqedonisë Veriore, z.Rexhep Demiri po e bashkon diasporën tonë, pra po e bënë punën e tij 101 %. Komenti juaj?

Po, aj është çlirimtarë e çlirimtari nuk e tradhëtojnë popullin e vet, ai është në shërbim të popullit të vet deri në frymën e fundit.

Ju faleminderit dhe ju urojmë gjitha të mirat.

Faleminderit për shumë herë. Kam nderin ti uroj të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, kur na kanë mbetur edhe pak ditë deri te 28 nëntori-festa e flamurit. Gëzuar e të bashkohemi për të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat