Mbrëmje e veçantë kulturore shqiptare në Emmenbryke të Luzernit

Zvicra

Mbrëmje e veçantë kulturore shqiptare në Emmenbryke të Luzernit

Nga: Haki Latifi Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 17:49
Foto nga vendngjarja

Të shtunën në Emmenbrüke të Luzernit nën kujdesin dhe organizimin e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern dhe Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” është mbajtur një mbrëmje kulturore mbi temën: “Shën Jeronimi dhe Shën Nënë Tereza, dy gjigantë të qytetërimit shqiptar.”

Në këtë mbrëmje kulturore në një sallë e cila ishte plotë me pjesëmarrës kishin ardhur edhe mysafir nga Kosova, z. Prof. Dr. Muhamet Malaj, Dr. Don Lush Gjergji, Konsuli i Republikës së Kosovës në Cirih z. Vigan Berisha, drejtori e SHHB „Nënë Tereza“ z.Zef Shala, bashkatdhetarë të trevave të ndryshme shqiptare, nga pjesë të ndryshme të Zvicrës, por edhe vendeve tjera ku punojnë.

Mbrëmjen e hapën prezentuesit; Znj. Jehona Gashi dhe z. Dani Morina, të cilët me një dashamirësi e respekt të madh i uruan mirëseardhjen të pranishmëve dhe prezentuan ecurin e programit.

Çelja e programit filloi nga Kori i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, tëcilët kënduan Himnin kushtuar Nënë Terezës.

Programi vazhdoi me folësin e parë; Dr. Don Anton Uka ku në cilësin e nikoqirit përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe duke përcjellë një porosinë për ruajtjen dhe kultivimin e rrënjëve tona kulturore dhe shpirtërore. Më pas, të pranishmit i përshëndeti konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.

Kumtesa kryesore e kësaj mbrëmje kulturore ishte „Shën Jeronimi, urë lidhësi mes Ilirisë dhe botës perëndimore në shërbim të fjalës së shenjtë“ e përgaditur nga Prof. Dr. Muhamet Malaj, i cili foli shkëlqyeshëm për Shën Jeronimin dhe peshën e tij shpirtërore, kulturore dhe historike në popullin tonë dhe në mbarë botën.

I ftuar special i mbrëmjes ishte prelati i mirënjohur i Kishës Katolike, Monsinjor Lush Gjergji, i cili dha një dëshmi për Nënë Terezën me rastin e 45-vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, duke dhuruar qindra të pranishmëve emocione mirënjohjeje dhe dashurie për bijën e gjakut tonë.

Në këtë mbrëmje u promovua edhe libri i Don Lushit “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, për të cilin foli shkrimtari z.Bardhec Berisha.

Në fund të programit z. Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Bëmirëse „Nënë Tereza“ në Zvicër, falënderoj në emër të organizatorëve të gjithë të pranishmit duke u uruar mbarësi dhe jetë të gjatë këtyre takimeve kulturore.

Të pranishmit me interesim të madh temat e folësve, në të cilën folën për rrënjët tona, për kulturën dhe traditën e shqiptarëve në përgjithësi, për fytyrat e shquara kombëtare shqiptare si Shën Jetonimi, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shën Terezën, etj.

Besojmë se takime te tilla të organizuara ia vlenë të kemi sa me shumë në të ardhmen në menyrë që të kemi sa më shumë informacione për gjuhën, kulturën dhe traditën shqitare.

Edhe të rinjtë nga Ansambli Kulturor e Artistik “SHIPONJA” u paraqiten në skenë me këngë të kënduar nga këngëtarja e mirënjohur Fatime Kalimashi, ku përcjollën një imazh mbresëlënës për të pranishmit sidomos me këngën kushtuar Nënë Terezës.

Ndërsa aktori Mustafë Shabani, i cili kishte ardhur nga Gjermania, interpretoi poezin „Lutu për ne“ në të cilë u mirëprit nga të pranishmit me duartrokitje.

Pjesë e programit ishte edhe ekspozita me piktura të disa autorëve: Arsim Berisha, Pren Berisha, Daniel Rosaj dhe Xholec Dedaj të cilët ekspozuan pikturat e tyre. që plotësoi këtë mbrëmje kulturore duke e rikujtuar dhe vlerësuar trashëgiminë kulturore dhe historike të shqiptarëve ndër vite.

Këto takime e aktivitete të këti lloji, janë pjesë e rëndësishme e kulturës sonë e përkushtimit atdhetar dhe ndikojnë gjallërisht në jetën tonë, duke dërguar porosi ndër breza.

Sepse, për mërgimtarët atdhedashës, që në shpirt e kanë mallin e pashuar e në sy e kanë lotin për atdheun, takime të tilla ngelen të skalitura në kujtesë.

Pas mbarimit të programit, të ftuarit u bashkuan koktejit të përbashkët të përgaditur nga Kastriot e Vera Frrokaj të ndihmuar nga të rinjtë e Ansamblit „Shqiponja“ me ushqime dhe pije të freskëta. Ku vazhduan bisedat në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, duke shkëmbyer ide mbi trashëgiminë kulturore, por edhe mendime tjera, të jetës së përditshme.

Ishte një organizim i veçantë që vlerëson historinë dhe kulturën tonë, titulluar; GJURMËVE TË RRËNJËVE TONA.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat