Ambasadori i Maqedonisë së Veriut nderoi me Mirënjohje Ph.D. Dashnim Hebibin

Zvicra

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut nderoi me Mirënjohje Ph.D. Dashnim Hebibin

Nga: Qemal Musliu Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 12:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Shkëlqësia e Tij, Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Zvicrës, ka nderuar me mirënjohje, ambasadorin e paqes, gazetarin, poetin, publicistin dhe njëherit doktorin e shkencave politike nga Lugina e Preshevës që jeton dhe vepron në Zvicër me një mirënjohje të veçantë për bëmirësi dhe kontribut për çështjen kombëtare e paqe në përgjithësi.

Hebibi ka vepruar edhe për shqiptarët e Maqedonisë, duke shërbyer si korespondent i TVM në Shkup, por edhe i nderuar me mirënjohje nga disa qytete në Maqedoni për kontributin e tij.

Hebibi është president i Institutit Shkencor Helvetic i Evropës Juglindore në Zvicër, njëherit edhe editor i platformës mediale helveticALforum.ch dhe kryetar i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës" me seli në Gossaut të St.Gallenit. Gjithashtu, në diasporë, është i nderuar edhe me mirënjohje nga shoqata kulturore e humanitare edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Prandaj, kjo mirenjohje është e merituar.

Hebibit, mirënjohja iu dorëzua në ambasadë, në praninë e disa veprimtarëve nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Lugina e Preshevës dhe Kosovës. Hebibi u ndje shumë mirënjohës dhe falënderoi ambasadorin për këtë mirënjohje, duke e vlerësuar edhe punën që po bën ambasadori, duke e bashkuar diasporën për të mirën e përgjithshme, sidomos për të reflektuar për paqe gjithandej.

Në ambasadë, konkretisht në zyrën e ambasadorit, ishin edhe disa nga librat e Hebibit që ia ka dhuruar ambasadorit. Për Hebibin, kjo mirënjohje është e veçantë, sepse po merret afër ditës së flamurit dhe nga shteti, nga i cili ka një degë të prejardhjes, meqë është nip i Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat