Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dielën do të takohet me mërgatën në Zvicër.
Sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku do të shpalos programin politik “Rruga e re”.
“Pas tubimeve masive të ‘Turneut të Ndryshimit’ gjithandej Kosovës, është koha të takohemi me ju, me mërgatën tonë të dashur. Të dielën, më 1 dhjetor, ‘Turneu i Ndryshimit’ do të organizohet në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00.Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim.Eja dhe bëhu pjesë e ndryshimit! BËHU NDRYSHIMI” thuhet në njoftimin e LDK-së.
Njoftimi i plotë:
MËRGATË, ‘TURNEU I NDRYSHIMIT’ PO VJEN EDHE NË OLTEN TË ZVICRRËS!
Të dashur bashkatdhetarë,
Pas tubimeve masive të ‘Turneut të Ndryshimit’ gjithandej Kosovës, është koha të takohemi me ju, me mërgatën tonë të dashur. Të dielën, më 1 dhjetor, ‘Turneu i Ndryshimit’ do të organizohet në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00.
Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim.
Eja dhe bëhu pjesë e ndryshimit! BËHU NDRYSHIMI.