Saranda Musliu zyrtarizoi kandidaturën për deputete të LDK-së

Zvicra

Saranda Musliu zyrtarizoi kandidaturën për deputete të LDK-së

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 18:35
Saranda Musliu

Kryetarja e degës së LDK-së në Bayern, Saranda Musliu gjatë ditës së djeshme ishte pjesëmarrëse në tubimin e LDK-së në Olten të Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete të LDK-së.

“Një emocion i veçantë më ngjalli fakti se ky tubim u zhvillua nën frymën e filozofisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe paqësore është burimi ynë i përhershëm i inspirimit dhe udhërrëfyesi ynë në çdo hap.

Mërgata dhe Kosova janë të pandashme. Jemi një trup i vetëm, një familje e madhe me një qëllim të përbashkët: forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë, RUGOVISTË të përbetuar,

Sot në Olten të Zvicrës përjetova një ditë të paharrueshme dhe emocionuese. Në mesin e bashkatdhetarëve tanë, pata nderin të zyrtarizoj kandidaturën time dhe të ndaj vizionin tim për të ardhmen. Ishte një ndjenjë e veçantë të shihja një sallë plot energji, mbështetje dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ju që ishit pjesë e këtij momenti, që me praninë dhe duartrokitjet tuaja e bëtë këtë ditë të veçantë edhe më domethënëse. Prezenca e Kryetarit Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, kryetarë të degëve dhe komunave, si dhe deputetët e pranishëm, i dha këtij takimi një vlerë të veçantë. Me fjalët e tij mbështetëse dhe mesazhin e qartë për unitet, Kryetari na dha kurajë dhe besim për rrugëtimin që kemi përpara.

Një emocion i veçantë më ngjalli fakti se ky tubim u zhvillua nën frymën e filozofisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe paqësore është burimi ynë i përhershëm i inspirimit dhe udhërrëfyesi ynë në çdo hap.

Mërgata dhe Kosova janë të pandashme. Jemi një trup i vetëm, një familje e madhe me një qëllim të përbashkët: forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

Së bashku, me vendosmëri dhe përkushtim, do t’i arrijmë të gjitha synimet tona. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që na bashkon të gjithëve për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.

Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat