Darkë pune. Darkë feste. Darkë kujtimi për dëshmorët. Ashtu edhe siç janë në përditshmëri, por edhe me punën e tyre, LAPSH-i për kantonin Cyrih e bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe padyshim se meritojnë të nderohen edhe më shumë. Mësuese e mësues po punojnë që të ruhet gjuha shqipe brez pas brezi. Siç e dijmë në Shqipëri, Kosovë, por edhe gjithandej mërgatës u kremtua 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës me programe të ndryshme artistike, dikush nga organizatorët kanë investuar më shumë e disa më pak, por në përgjithësi estrada e atdheut për festa është në mesin e mërgatës. Ashtu edhe siç punojnë me modesti, kësaj here LAPSH-i „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut kremtoi me stafin e vet në lokalin „Urimi“ në Walliselen të një bashkëkombasit tonë nga Kosova e të sponsorizuar nga Budgetgroup, në pronësi të z. Bekim Prelvukaj në Winterthur.
Është kryetari i LAPSH-it për Cyrih, Prof. Naser Ulaj ai që na dërgoi edhe neve një ftesë dhe ne e pranuam me shumë kënaqësi.
Mbrëmë në këtë datëlindje të 17 të pavarësisë së Kosovës edhe pse kishim edhe disa ftesa të tjera, zgjodhëm të jemi në mesin e mësuesve të Shkollës Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut. Për shkakun se redaksia jonë nuk është edhe aq e madhe sa që mendohet, prandaj edhe nuk po mundemi ti përcjellim të gjitha ngjarjet në diasporë. Dëshira e madhe, por mundësitë po na detyrojnë të veprojmë. Erdhëm në koktejin modes te kjo shkollë që i bashkon të gjithë shqiptarët. Shkolla Plotësuese Shqipe po e ruan gjuhën dhe Identitetin Kombëtar.
Shkolla Plotësuese Shqipe ka një rol jetik në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve amtare. Përmes mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe traditave kombëtare, kjo shkollë ka ndihmuar dhe ndihmon brezat e rinj të mos shkëputen nga rrënjët e tyre dhe të mbajnë gjallë frymën shqiptare kudo që ndodhen. Se si është Shkolla Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“ në Zvicër e dijmë të gjithë, por do të duhej që të ketë përkrahje sa më shpejt që të jetë e mundur nga shtetet tona.
Mësuesit dhe prindërit, me një përkushtim të pashoq, punojnë që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare, të njohin heronjtë dhe figurat historike të kombit dhe të ndihen krenarë për trashëgiminë e tyre. Falë kësaj pune të palodhur, fëmijët shqiptarë rriten me një ndjenjë të fortë përkatësie dhe me vlera të shëndosha atdhedashurie. Është z.Naser Ulaj, që gëzon autoritet jo vetëm tek stafi i LAPSH-it për kt.Cyrih, por edhe tek prindërit, mjafton argumenti, kur në një organizim që bëhet në Cyrih, marrin pjesë jo më pak se mbi një mijë bashkatdhetarë. Modestia e tij ka bërë, që të ketë besim edhe tek shumë miq afaristë, që çdo herë që nevojitet ndihma për ndoj organizim ata janë afër, sepse e dijnë punën e madhe që bëjnë, kushtuar gjuhës, traditës dhe historisë tonë kombëtare.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, u diskutua për gjendjen e shkollës plotësuese shqipe, situata në trevat tona, se si të rritet numri i nxënësve në shkollë, se çka duhet të bëhet që shtetet tona të kontribuojnë më shumë për mërgatën tonë. Padyshim u bisedua edhe për 17 shkurtin, për një datë shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për të gjitë kombin në përgjithësi. Ata mepak fjalë kujtuan edhe kontributin e çlirimtarëve, por edhe të të gjithë veprimtarëve që kanë kontribuar për të ardhur deri te pavarësia pa e anashkaluaredhe kontributin e tyre, por edhe të mërgatës në përgjithësi. Z.Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për kanton Cyrih secilit i dëshiroi mirëseardhje dhe i uroi festën dhe pak fjalë ju tha, se kemi ardhur për të kremtuar 17 vjetorin e shtetit të Kosovës, kësaj here pa ndoj program artistik, por për të bashkëbiseduar dhe kujtuar dëshmorët dhe të gjithë patriotët nëpër periudha të ndryshme që kanë punuar e punojnë për kombin. Natyrisht, falënderoi edhe shtetin zviceran që është pjesë e arritjeve tona në Kosovë, por edhe këtu që ne si komunitet që po jetojmë. Para pak ditëve, z.Naser Ulaj, kishte pasur datëlindjen dhe nga familja e tij kishte një surprizë dhe ai e festoi në Londër. Por, nuk i ka harruar koleget dhe kolegët e shkollës plotësuse shqipe, që të cakërroj gotat edhe me ta dhe me vete kishte sjellur një shishe verë të veçant për ata që me vite punojnë për të shenjtën, më të shenjtën, gjuhën shqipe. Urimet i erdhën nga të gjithë. Ekipi i restaurantit „Emiri“ që ishte hapur para pak muajve, nderonin mysafirët me buzëqeshje dhe gjithçka që donin i ofroheshin, ushqime tradicionale, pa munguar edhe ëmbëlsira dhe gjithnjë duke e falënderuar pronarin e Budgetgroup, në pronësi të z. Bekim Prelvukaj në Winterthur, që e kishte porositur z.Ulaj që t`ia jap një darkë për këtë ditë të madhe të kombit. Edhe z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, përmes telefonit i përshëndeti të gjithë i uroi festën dhe vlerësoi lart edhe njëherë kontributin e tyre për gjuhën shqipe. Për arsye se është dashtë të jetë në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bernë, mungoi, por e dëshmoi se me shpirt është edhe në këtë tryezë modeste, por të një peshe të madhe. E nga stafi i LAPSH-it „Naim Frashëri“ për Cyrih u vlerësua shumë.
Kontributi i Shkollës Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“ nuk është vetëm arsimor, por edhe kombëtar. Ajo është një urë lidhëse mes diasporës dhe atdheut, duke forcuar identitetin shqiptar dhe duke siguruar që gjuha jonë e bukur të mbetet e gjallë për brezat që do të vijnë. Kjo është një detyrë e shenjtë që meriton mbështetje dhe mirënjohje të vazhdueshme nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Krejt në fund të kësaj darke festive u realizua edhe një foto kujtimi e të pranishmëve, si:
Armend Dërmaku, Fation Bajrami, Nexhat Maloku, Naim Shasivari, Gëzim Kasumaj, Naser Ulaj, Elfete Hasi, Sebahate Krasniqi, Sahadete Rushiti, Drilona Maloku, Afërdita Veliu, Remzije Shabani, Lulzim Hasi, PhD.Dashnim Hebibi si anëtar nderi, ish mësues i shkollës plotësuese shqipe dhe editor i helveticALforum si dhe Dafina Haziraj e duke falënderuar afaristin, bëmirësin e njohur jo vetëm në Zvicër që ka shtruar darkën, por edhe Prof. Naser Ulaj që na ka bashkuar në këtë festë. LAPSH „Naim Frashëri“, duhet të ndihmohet nga të gjithë, sepse është i vetmi institucion që i bashkon të gjithë shqiptarët, por edhe kontributi i saj është jetik për kombin.