Oda Kërçovare përçon mesazhin e bashkimit te të gjithë shqiptarët që i ngjasonte Kuvendeve të Skënderbeut

Zvicra

Oda Kërçovare përçon mesazhin e bashkimit te të gjithë shqiptarët që i ngjasonte Kuvendeve të Skënderbeut

Nga: Dahest Luma, Cyrih Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Lauetstrasse, 37, Otelfingen të Zvicrës,

adresë e veçantë, adresë më ndryshe se sa adresat tjera në diasporë, ose adresë e vetme e këtij lloji që të duket vetja se je para disa viteve me pleqnarë duke kuvenduar për të mirën e kombit e për besa-besë. Përmes qiftelisë i është kënduar historisë kombëtare, dëshmorëve e të ardhmes. Pak kush do ta mendonte se në Zvicër është një Odë me plot kuptimin e fjalës, odë që pihet çaji, këndohet e kuvendohet. Njëri flet e të tjerët e dëgjojnë.

Djemtë e ri shërbejnë me zemër, të sjellin çajin, ushqimin dhe besa edhe legenin e dikurshëm që ti pastrosh duart para ushqimi e pas ushqimi që rrinin dy persona, njëri e mbante legenin dhe bakallin për ti pastruar duart dhe tjetri peshqirin. Krej tjetër botë. Vitet 1980 e më herët e deri në vitet 1999-2000. E tash në trevat tona kemi oda, por kuptohet jo si dikur për shkakun e ndërrimit të gjeneratave, megjithate edhe sot po kërkohet, ku pa edhe mbrëmë në një ndej, kremtë, manifestim ti thuash, kuvend sepse ishin bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare.

Në hyrje të odës e sheh flamurin kombëtarë e nëpër mure sheh fotografi të çlirimtarëve, ata që nuk iu trembën armikut tonë shekullorë për liri e pavarësi. Nuk mungonte edhe pamje të përkrenares së Skënderbeut, flamuri kombëtar, flamuri i Kosovës dhe i Zvicrës mike. Në mes të Zvicrës, në qytetin thuajse më të shtrenjtë e të njohur në Evropë në Cyrih është oda shqiptare, ose më drejtë, Oda Kërçovare. Plisi, veshje kombëtare, qifteli, sharki, fyelli, stema e UÇK të tregonte se për këtu në këtë odë duhesh të jesh i përgaditur për tema serioze.

E tash, po ndalemi në një përshkrim përmes disa fjalëve me ate që e pamë me sytë tanë dhe ate që e ndjeu shpirti ynë. Sigurisht shumë teleshikues apo dëgjues të radiove kanë pasur mundësi edhe ta shohin e ta dëgjojnë live të drejtuar me mjeshtri gazetareske nga publicisti, studiuesi, poeti, artisti, mjeshtri i madh i këngës së mirëfilltë shqipe, z.Shaban Baksi nga rrethina e Skenderajit që ishte në mesin tonë. Ai e prezentoi edhe librin e tij të ri në mesin e të pranishmëve që ka dal në dritë para pak ditësh me titull: „Rrugëtimi i këngës shqipe në mërgatë“.

Një libër me peshë të paharruar për të mirën e kulturës sonë e në këtë rast për mërgatën tonë, që lirisht mundet të thuhet se është libër ndër të parët e këtij lloji. Z.Baksi e drejtoi emisionin në odën kërçovare. Sa bukur i shkonte edhe syrit të kamerave që na rrinin përballë dhe regjistronin çdo lëvizje tonën. E ne nga helveticALforum donim të marrim më të mirën për të përshkruar dhe për ta përcjell deri te lexuesi. Të rrethuar rreth oxhakut, rreth sofrës e në ballë të mysafirëve rrinin Shaban Baksi me artistat e këngës së bukur shqipe që jetojnë e veprojnë në Zvicër e në mesin e tyre edhe drejtuesin e kësaj ode kërçovare. Kishte edhe media nga Kërçova sa që vërtet i jepte edhe më shumë shkëlqim.

Ashtu edhe siç ishte parapa nga organizatorët që të filloj manifestimi në orën 20.00, ashtu edhe filloi e duke e pritur edhe të parin e komunës së Kërçovës, atdhetarin e çlirimtarin, z.Fatmir Dehari. Kafja, uji e pemë të llojlojshme. Mysafirët të ulur sipas programit të paraparë. Thuajse secili bënte foto kujtimi e në mesin e tyre edhe ne si gazetarë. Sinqerisht, nuk mundemi ta përshkruajmë në tërësi programin, sepse dihet është e pamundur dhe kur dihet se sot nuk kemi edhe shumë lexues nga shpejtësia e ofrimit të shkrimeve të lloj-llojshme, megjithate ne po shkruajmë për ata që duan të lexojnë një reportazh të drejt e pa pritesë të shkruar.

"Uskana e vjetër,

Oj Kërçovë e re,

Shqiptare ke qenë,

Shqiptare do të jeshë"

Në mesin e kërçovarëve në Cyrih, duke kremtuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në këtë kremtë në Odën Kërçovare ishin shumë personalitete nga mërgata dhe nga atdheu. E madhështoi prezenca e Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, Shefi i Misionit Diplomatik të Konsullatës së Kosovës në Cyrih,z.Vigan Berisha, kryetari i Kërçovës, z.Fatmir Dehari dhe Burim Bilali sekretar i parë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, PhD. Dashnim Hebibi nga Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, njëherit president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore, përfaqësues i Qendrës Mediale SAM24.info si dhe afaristë të shumë e atdhetarë të të gjitha trevave shqiptare, që do ti përmendim ndërkohë.

Oda Kërçovare në Zvicër u themelua në vitin 2020 për të mbajtur gjallë traditën shqiptare dhe asaj kërçovare në diasporë. Oda shërben si pikë takimi për komunitetin shqiptar dhe në këtë odë kanë qenë shumë veprimtarë e në mesin e tyre edhe lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Themeluesit e Odës Kërçovare në shtetin Helvetik janë: Argjend Lika, Haki Hajroja, Mefmet Çupi dhe Agron Hamiti. Mbrëmja e datës 15 shkurt që ishte për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të kujtohet gjatë për të pranishmit.

Kush ishin mysafirët?

Musafirët:

Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri – Ambasador i Maqedonisë në Bern. Një diplomat në karrierë dhe një prej figurave më aktive në diplomacinë bashkëkohore dhe gëzon autoritet të jashtëzakonshëm jo vetëm te shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por te çdo shqiptarë.

Ambasadori Demiri është një shembull i përkushtimit dhe thjeshtësisë, gjithmonë i pranishëm mes bashkatdhetarëve, me një qasje miqësore e të përulur, që e veçon nga shumë të tjerë. Më parë ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm në Mynih dhe tashmë, prej gati një viti, është

ambasador në Bern, ku ka sjellë një frymë të re në diplomaci. Vjen nga një familje atdhetare

dhe vetë ka dhënë një kontribut të çmuar në kohët kur atdheu kishte më së shumti nevojë. Sot,

vazhdon të jetë pranë komunitetit përmes diplomacisë aktive dhe të ndershme.

2. Vigan Berisha – Shef i Misionit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih.

Një tjetër diplomat i karrierës, që ka sjellë freski dhe një energji të re në shërbimin diplomatik

shqiptar. Brenda një viti në Konsullatë, ai ka rritur ndjeshëm afrimin e diasporës me

institucionet, duke krijuar një ambient mikpritës dhe një konsullatë gjithmonë me dyer të

hapura. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij kanë bërë që shumë afaristë dhe bashkatdhetarë

të ndihen më të përfaqësuar e më të afërt me atdheun. Personalitet i veçantë, i qeshur, me edukatë e mirësjellje, që çdo mërgimtarit atdhetar i falënderohet për kontribut dhe dita është shumë e shkurte për te, sepse gjatë tërë kohës është në veprim.

Burim Bilalli – Sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë në Gjenevë

Dashnim Hebibi – Doktor i shkencave politike, gazetar profesionist me 29 vjet karrierë, poet, publicist, kryetar i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, njëherit president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me seli në Zvicër, themelues i platformës mediale helveticALforum.ch dhe përfaqësues i Qendrës Mediale Shqiptare në Zvicër SAM24.info. Dashnim Hebibi është një intelektual dhe personalitet i shquar shqiptar, me një karrierë të

pasur në media, akademi dhe diplomaci. Me një formim të gjerë arsimor, ai ka përfunduar

studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike dhe Menaxhimin e Krizave në Tiranë, si

dhe magjistraturën në Diplomaci në UEJL-Tetovë në vitin 2011. Po ashtu, ai ka mbaruar

Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës në Tel Aviv të Izraelit, duke u specializuar në

fusha të sigurisë dhe analizës politike.

Në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, Dashnim Hebibi ka qenë një zë i rëndësishëm për

diasporën shqiptare. Ka shërbyer si redaktor i diasporës në gazetën "Bota Sot" në Cyrih dhe

ka qenë korrespodent për Televizionin e Maqedonisë, redaksia në gjuhën shqipe, duke

raportuar për tri vite rresht nga Zvicra. Ka mbajtur gjithashtu pozicionin e zv/kryeredaktorit

në revistën mujore “Plisi” dhe ka kontribuar me shkrime të shumta në gazetat "Zëri", "Illyria"

në SHBA dhe projektin medial "Dialog Plus" me redaksi në Cyrih.

Ndër arritjet e tij më të mëdha në diasporë ishte krijimi i "Albanian Media Center" – qendrës

së parë mediale shqiptare në diasporë – ku shërbeu si drejtor deri në vitin 2010. Ai ishte

gjithashtu redaktor i Agjencisë së Lajmeve "Kosova e Re", një dritare informimi për

shqiptarët në diasporë. Një tjetër iniciativë e rëndësishme ishte themelimi i Bibliotekës së parë

shqipe në Cyrih, në vitin 2002, një institucion kyç për promovimin e librit dhe kulturës

shqiptare në Zvicër.

Si autor dhe studiues, Dashnim Hebibi ka publikuar 31 vepra deri sotë dhe shumë punime

dhe intervista.

Në prill të vitit 2011, ai u nderua me titullin "Ambasador për Paqen" nga Federata e Paqes

Universale (UPF), një organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të

OKB-së. Ky titull pasqyron përkushtimin e tij në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe

përhapjen e mesazhit të paqes dhe harmonisë mes popujve. Është ambasador i paqes dhe me shpirt-aristokrati.

Florim Useini – Afarist, lobist dhe aktivist i dalluar

Një ndër zërat më të fuqishëm të komunitetit shqiptar në diasporë, i angazhuar në shumë

iniciativa për zhvillimin e biznesit dhe ruajtjen e kulturës shqiptare. Kryetar Nderi i Rrjetit të

Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore dhe një figurë kyçe në lidhjen e bizneseve shqiptare

me institucionet zvicerane dhe vendet tona amtare.

Visar Robelli – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Meti Krasniqi – Kryetar i Rrjetit të Miqësisë dhe afarist i suksesshëm.

Afrim Mehmeti – Afarist

Pal Dede – Afarist, bëmirës, atdhetarë dhe pronar i i restorantit të mirënjohur ‘Da Paulo’ në Schliren

Faik Ademi – Afarist dhe kontribues i madh për çështjen shqiptare, veçanërisht për

komunitetin kërçovar

Armend Jagodini – Aktivist

Nadi Zendeli
Vait Nasufi
Kastriot Iseni (TV. Gurra)
Rrahim Jusufi
Adis Tahiri
Xhevdet Spahiu
Mehmed Selimi

Musikantët:
Argjend Lika
Demir Basha
Ilham Duraku
Mehmet Çupi

Me të filluar programin Shaban Baksi i uroi që të gjithëve mirëseardhje dhe nuk fshehi respektin që është në mesin e veprimtarëve edhe ate larg atdheut. Padyshim me emocione, por me zërin e tij të mjaltë e bëri një moderim të mirë që të gjithë patën mundësi edhe të marrin fjalën dhe të urojnë për këtë festë kombëtare, 17 vjet shtet Kosova. Padyshim u përmendë edhe kontrbuti i çlirimtarëve dhe u nderuan edhe dëshmorët. Edhe kryetari i Kërçovës me disa fjalë tregoi kontributin e mërgatës shqiptare nëpër periudha të ndryshme që ka përjetuar kombi .

Nuk harroi edhe pa i përmendur çlirimtarët se pa kontributin e tyre vështirë se do të festonim sonte pavarësinë e Kosovës dhe kujtoi edhe disa momente gjatë kontributit të tij si çlirimtarë në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut e duke përmendur edhe disa atdhetarë që sot janë dëshmorë e ne i kujtojmë e do ti kujtojmë për jetë.

Emocionale ishte edhe një foto e tij kur ishte në luftë me pushkë në dorë dhe njëra pjesë e fotos shihet pak edhe tyta e pushkës dhe ai e tregoi se e kujt është dhe ai sot është dëshmorë ku e luti drejtuesin e odës që të gjendet foto dhe të kompletohet edhe dëshmori. Padyshim se emocione ishin të pranishme edhe te z.Dehari që e drejton komunën e Kërçovës për disa vite me radhë dhe i cili është i palëkundur që duhet çmuar e nderuar çlirimtarët dhe mos ti harrojmë kurrë dëshmorët. Fjala e tij u mirëprit me shumë respekt dhe padyshim edhe me duartrokitje. Këngë e instrumentale me qifteli e harmonikë shkonte për mrekulli mbrëmja festive. Që të gjithë të lartëpërmendurit e morën fjalën që e drejtoi mbrëmjen me modesti Ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, duke e mos harruar asnjërin dhe në fund nga modestia nuk foli, por ishte si gjithmonë largpamës e simbol i urave të vëllazërisë, z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore që i tha, z.Ambasador, fjala është për ty. E padyshim u mirëprit me duartrokitje dhe ai me modesti përmendi edhe çlirimtarët, përmendi edhe mikun e tij, tashmë kryetar i Kërçovës që ishte prezent për kontributin për të mirën e paqes dhe të drejtave tona shqiptare, pastaj përmendi edhe shumë raste të tjera e që për të gjithë janë të njohura, kur dihet puna e tij, veprimtaria e tij dhe djal i kujt është i të madhit, Haxhi Baba nga Kërçova. U ndanë edhe disa mirënjohje që i ndau Ambasadori Rexhepi dhe kryetari i komunës së Kërçovës, z.Dehari. Mirënjohje nga Oda Kërçovare iu nda z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, afaristit z.Pal Deda, Phd. Dashnim Hebibi, studiuesit z.Shaban Baksi, afaristit dhe bëmirësit, Pal Deda, z.Meti Krasniqi – Kryetar i Rrjetit të Miqësisë dhe afarist i suksesshëm, Burim Bilalli – Sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë në Gjenevë, poetit Vaid Nasufi. Z.Berisha i përshëndeti të pranishmit në emër të Konsullatës së Kosovës në Cyrih me fjalë të ëmla si zakonisht dhe që të gjithë gjatë fjalëve të tij e nderonin me duartrokitje. Ai uroi që të gjithë për festën e 17 vjetorit të shtetit të Kosovës dhe njëherit përmendi edhe kontributin e të gjithë shqiptarëve për të mirën e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Diasporën e shoh jo të ndarë, por janë një.

Faleminderit Odës Kërçovare për mirënjohjen, të cilën e pranova nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, dhe Kryetari i Kërçovës, z. Fatmir Dehari. Falënderojmë Odën Kërçovare për përkushtimin e saj në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar! Do të mundohem të jem sa më afër mërgatës sonë dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe jam shumë i nderuar që kemi një bashkëpunim vëllazëror me Ambasadorin, Shkëlqesinë e Tij. z.Rexhep Demiri, me z.Florim Useini, Pal Deda e të gjithë që janë prezent. Jam shumë i nderuam që jam në këtë odë vërtet të veçant dhe po festojmë e pa harruar kurrë dëshmorët e duke u lutur për ta, për invalidët e luftës dhe për secilin që ka kontribuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e pa harruar edhe kontributin e shtetit zviceran, shteteve mike e të drejtuar nga SHBA.

Edhe z. Pal Deda ndër të tjera tha:

Të nderuar miq, bashkatdhetarë dhe anëtarë të Odës Kërçovare në Zvicër,

Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju falënderoj nga zemra për pritjen dhe nderimin në këtë përvjetor të shënuar të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Marrja e kësaj mirënjohjeje në shenjë falënderimi për mbështetjen tonë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare është një vlerësim i çmuar dhe një shtysë për të vazhduar angazhimin tonë në ruajtjen e identitetit dhe traditave tona.

Oda Kërçovare nuk është thjesht një emër, por një vatër bashkimi, ku shqiptarët, pa dallim feje apo politike, mblidhen për të forcuar lidhjet mes vëllezërve tanë në diasporë. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë figura të shquara nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë:

• Kryetarin e Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari,

• Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri,

• Shefin e Konsullatës së Kosovës, z. Vigan Berisha,

• Gazetarë, krijues, afaristë dhe atdhetarë të shumtë që me përkushtimin e tyre mbajnë të gjallë frymën kombëtare.

Në këtë odë të shenjtë shqiptare, ku nuk mungonte asnjë detaj, nga fotografia e të madhit ton Gjergj Kastrioti Skënderbeu deri te simbolet e luftës së fundit, me Adem Jasharin e lavdishëm, u ndje fryma e krenarisë kombëtare dhe dashurisë për atdheun.

Uroj dhe shpresoj që së shpejti të festojmë jo vetëm bashkimin kulturor, por edhe bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë!

Me respekt dhe falënderim të përzemërt“.

Fjalën e mori edhe Phd. Dashnim Hebibi i cili kishte përgaditur një fjalim, por shkurtimisht me humorin e tij të hollë e të pranishëm i përshëndeti të gjithë të pranishit i përgëzoi drejtuesit e odës kërçovare në emër të shoqatës Lugina e Preshevës dhe disa detyrave që i përmendëm më lartë i ndau tre nga librat e tij, Monografinë e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, „Lugina e Preshevës“ dhe „Lugina e Preshevës pjesë e unit kombëtar“, ku u nderua edhe me mirënjohje dhe ndër të tjera tha:

Jam i nderum që jam në oden në zemër të mërgatës kërçovare, në mesin e bashkëvendasëve të çlirimtarit, atdhetarit Ali Ahmeti. Shumë i dashur, Shkëlqesi Ambasador i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesi Rexhep Demiri, Shef i Misionit Konsullor i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, z Fatmir Dehari kryetar i Kërçovës, z.Florim Useini, flakadan i Kërçovës e diasporës dhe të gjithë të pranishmit.

Të dashur vëllezër.

Ju falënderoj për ftesën e njëherit urime fest e madhe e kombit, 17 shkurti pavarësia e Kosovës për këtë pavarësi padyshim se është edhe kontribut i juaji dhe i gjithë Kërçovës. Lavdi dëshmorëve të të gjitha periudhave e të mos harrohet edhe Lugina e Preshevës. Sonte e pash odën e kërçovës edhe pse është e vogël kjo për nga pesha është e madhe, sepse ja edhe sonte na bashkoi. Lavdi dëshmorëve e të jemi unik mes veti.

Edhe Z.Shaban Baksi pati herë pas here disa fjalë kujtimi për çlirimtarët dhe këndoi për hirë të pranishmëve edhe dy këngë. Iu lexua edhe një poezi nga PhD.Dashnim Hebibi e shkruar nga poeti kërçovarë Vait Nasufi sa që u emocionua edhe vetë z.Baksi. Poezi me një përshkrim real se si është edhe vetë njohësi i mirë i folklorit. Edhe drejtuesi i odës kërçovare z.Lika nga Kërçova edhe pse herë pas here këndonte e luante me qifteli ai përcillte që gjithçka të shkoj si është parapa. Nuk mungoi darka, nuk mungoi kafja, çaji, uji e fjalët zemre.

Për mbrëmje të tilla na kish marë malli. Ora ecte dhe thuajse të gjtihë nuk e shikonin, sepse donin të rrijnë më gjatë, por mesnate au afru dhe pas një foto kujtimi, ashtu edhe siç e do zakoni të kërkohet leje nga mikëpritësit për të përfunduar këtë mbrëmje festive.

Urime patën nga të gjithë që u bënë shkaktarë që të mbahet kjo mbrëmje festive pak më ndryshe e shumë e shumë e veçant. Sigurisht se çdo fjalë që është thënë është mirë të përmendet në këtë tekst, por e pamundur të përshkruhet e paralajmëruam edhe më lartë, por është fat i mirë e mirë i menduar, që të registrohet edhe me kamerë që do të mbetet kujtim brez pas brezi se si kuvendojnë e festojnë mërgimtarët së bashku, pavarësinë e Kosovës. Që të gjithë u përqafuan me njëri tjetrin, si vëllezër të një gjaku, gjuhe e historie për ditë më të mira në të ardhmen dhe falënderime e falënderime për organizatorin, z.Argjend Lika,njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e Odës Kërçovare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat