Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit, vdiq ditën e diel në Prishtinë.
Bashkimi i Intelektualëve shqiptarë në Zvicër shprehin ngushëllime për vdekjen e Faik Rexhepit.
Ata i kanë dëruar letër ngushëllimi familjes së Faik Rexhepit, i cili shihet në fotografi ulur, dhe nuk lëviz vendi nga sulmi dhe dhuna e policisë serbe ndaj masës që kundërshtonin dhunën që ushtronte Serbia në Kosovë në verën e vitit 1990, ditë kur kongresmenët amerikanë vizituan Kosovën.

Kujtojmë, se para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.