Studentët shqiptarë në Gjenevë nderojnë rolin e grave në luftën për lirinë e Kosovës

Zvicra

Studentët shqiptarë në Gjenevë nderojnë rolin e grave në luftën për lirinë e Kosovës

Më: 4 mars 2025 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Gratë kishin hise të madhe në luftën për çlirimin e Kosovës.

Shumë prej tyre, veshën edhe uniformën edhe rrokën pushkën për t’i dalë ballë për ballë armikut shekullor.

Rruga e Lirisë, nuk do të kishte kuptim pa ato.

E në nderim të jetës dhe veprës së tyre, për herë të parë në Gjenevë të Zvicrës do të organizohen aktivitete.

Këto aktivitete do t’i organizojnë studentët shqiptarë për 5, 6 dhe 7 mars në shënimin e “Epopesë së UÇK-së”.

Më 6 mars, do të bëhet shpalosja e ekspozitës nga ora 10:00 e deri në orën 18:00.

Derisa nga ora 19:00 e deri në orën 21:00, do të organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët, ku protagonistet e luftës do të bashkëbisedojnë edhe do t’iu përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat